SHBA, Trump: Më shqetësojnë eksremistët, jo muslimanët

419
“Kam marëdhënie të mira me myslimanët, shqetësimi im janë estremistët islamikë”. Kështu ka deklaruar kandidati republikan për president Donald Trump gjatë një takimi elektoral në Las Vegas të Nevadas, duke shtuar se ka shumë miq myslimianë dhe se këta të fundit janë shumë të lumtur që ai po trajton këtë temë të ndjeshme.
Propozimi i Trump për të ndaluar të gjithë myslimaët të shkelin në tokën amerikane shkaktoi shumë polemika dhe kritika të forta ndaj tij, përfshirë kryeministrin britanik David Cameron, i cili e quajti atë “përçarës dhe i padobishëm, kurse sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se dënon “çdo lloj retorike që mbështetet në islamofobi dhe ksenofobi”.
Por miliarderin amerikan duket se nuk e prekin këto kritika, pasi edhe në Las Vegas ai tha se ektremistët po hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Duke përmendur ngjarjen tragjike të Kalifornisë ku dy pakistanezë të radikaliauar sulmuan një qender për persona me aftësi të kufizuara, ai kritikoi qëndrimin e presidentit Barack Obama si jo të ashpër ndaj ektremizmit. Kandidati republikan gjithashtu përsëriti thirrjet për mos strehimin e refugjatëve sirianë nga Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se pjesa më e madhe e tyre janë të rinj dhe duhet të qëndrojnë të luftojnë në vendin e tyre. Trump ka fajësuar shtetin francez për sulmet e Parisit. Sipas tij 130 njerëz të pafajshëm humbën jetën si pasojë e kontrollit të fortë të armëvë në Francë.
Sigal