Mashtronte pa ‘siklet’, arrestohet 46-vjeçari në kërkim

511
Sigal

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim  për falsifikim vulash e stampash si dhe për krijimin e skemave mashtruese është vënë sot në pranga nga blutë e kryeqytetit.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit dyshohet se përmes  skemave të mashtrimit, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë përftuar një sasi të madhe monetare

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kapet një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kapi dhe ndaloi shtetasin:

– A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Ky shtetas, në bashkëpunim me disa të tjerë, të kapur dhe ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm. Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme