Studentët ndahen në dy grupe, një pjesë e tyre nisen drejt Shkencave të Natyrës

Studentët pas një orë proteste tek ministria e Arsimit, kanë nisur marshimin drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ata pasi kanë adresuar kërkesat e tyre tek ministrja e Arsimit Besa Shahini, kërkojnë që të diskutojnë me pjesën tjetër të studentëve për të marrë vendimin se si do të vijohet më tej.

NOA

Një grup studentësh kanë qëndruar tek ministria e Arsimit, ndërsa pjesa tjetër po shkon drejt fakultetit.

Ata ndërkohë u shprehën se nuk do të protestojnë para zyrës së Ramës, pasi i kanë mbyllur punët me të sepse ai nuk është në krahun e tyre.