Kosova mbi një mijë të prekur nga COVID-19, konfirmohen 14 raste në 24 orët e fundit

335
Sigal

Në njoftim, po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 772 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë. Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars. Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.