Kryemadhi: Garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveria tranzitore

41

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në një studio televizive u shpreh rreth garancisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe qeverisë tranzitore

PJESË NGA INTERVISTA:

Objektivi ynë është që ti të zgjidhësh problemin e varfërisë së njerëzve, ekonominë shqiptare dhe kjo si zgjidhet? Duke iu dhënë njerëzve një qeveri që ata që meritojnë? Është qeveria me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ja kjo është. Si vijmë te zgjedhjet e lira dhe të ndershme? Këto vijnë me ato çfarë kemi kërkuar ne, garancinë e një qeverie tranzitore. Çfarë do të thotë qeveri tranzitore? Më thuaj ti mua, si mundet një shqiptar të shkojë të votojë sot kur e pa policinë e shtetit në ate dhunë që ushtron ndaj një studenti. Ne sot fusim studentët në burg dhe nxjerrim të kërkuarit nga burgu.

Si, Znj. Kryemadhi?

Këtë duhet ta rakordosh ti. Me luftë? Do të rrëmbejmë armët dhe do të shkojmë të luftojmë? Kur kemi filluar protestat ne si opozitë e dini ju se si e kishte kuotat Edi Rama me Erion Veliajn?