‘Futja e kriminelëve në seli’/ Këlliçi: Nuk ka ShBA që përkrah Bashën! Nga brenda hidhnin spraj dhe festonin

285
Sigal

Kryetari i Komisionit të Rithemelit, deputeti Belind Këlliçi ka komentuar dhunën në selinë e PD-së që u ushtrua ndaj protestuesve në 8 janar me urdhër të Lulzim Bashës.

I ftuar në një emision, Këlliçi ka theksuar se demokratët nuk e kanë besuar se në seli ka pasur dyer të blinduar ato janë revoltuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit të organizatorëve.

Sipas Këlliçit, dhuna ka nisur nga brenda jashtë, ndaj figura kryesore dhunës së asaj dite të rëndë për demokratët është ajo e Lulzim Bashës.

Këllçi: Unë nuk e kuptoj se çfarë duan njerëz shqiptarë të Kosovës dhe të Kumanovës që të futen në selinë e PD-së. Nuk besoj se dyert e blinduara hapen me lule dhe me parakalim ndaj dhe kishim shkopinj. Protesta ka nisur më herët pasi demokratët nuk e kanë besuar se në seli ka pasur dyer të blinduar ato janë revoltuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit të organizatorëve. As në ’97 nuk ka pasur dyer të blinduara në PD ku ne ishim përballë kriminelëve.

Mua nuk më vjen mirë që kam qenë aty pjesë e asaj dhune por që duke menduar helmimin me gaz kundrejt thyerjes së xhamave nuk është asgjë. Lloji i sprait që është hedhur hidhet për arinjtë dhe jo për njerëzit, ky trajtim është bërë  ndaj demokratëve, ato që viktimizohen sot, atë ditë festonin brenda selisë. Çfarë festonin helmimin dhe dhunimin e demokratëve? Ato që festonin dhe brohorisnin Lulzim Basha nuk ishin anëtarë të Partisë Demokratike.

Prokuroria nëse do që të jetë e paanshme në dijeninë tim unë kam informacion se ajo disponon serverin e pamjeve çfarë ndodhi brenda dhe nëse duan të bëjnë transparencë le të bëjnë publike pamjet e datës 7 dhe 8 janar. Në godinë ka pasur kriminelë dhe të dënuar për krime të ndryshme. Nuk ka SHBA që të përkrah për futjen në seli kriminelë dhe jo të deputetëve.