Presidenti Nishani në Itali, takim me shoqatat e komunitetit shqiptar

472
Sigal

Gazeta Telegraf/ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar
Nishani, në kuadrin e vizitës zyrtare në Itali zhvilloi edhe një takim me
përfaqësues të shoqatave të komunitetit shqiptar në Itali, me të cilët
bashkëbisedoj mbi rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në konsolidimin e
urave të miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve, si dhe kontributin e
jashtëzakonshëm për një zhvillimi të qëndrueshëm.Presidenti Nishani u shpreh
ndër të tjera se arritjet e deritanishme të Shqipërisë, anëtarësimi në NATO dhe
vijimi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si dhe progresi
social-ekonomik nuk mund të konceptohen pa kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm
të emigracionit shqiptar jashtë vendit, të sakrificave, përkushtimit dhe
angazhimit, veçanërisht të komunitetit shqiptar në Itali.Kreu i Shtetit i
siguroi të pranishmit mbi mbështetjen e plotë të Institucionit të Presidentit
të Republikës, si dhe të institucioneve të tjera shqiptare në funksion të
rritjes së bashkëpunimit me diasporën shqiptare në përgjithësi, dhe veçanërisht
me atë në Itali, si dhe mbi krijimin e kushteve të përshtatshme për një
pjesëmarrje dhe angazhim më të madh të tyre në jetën sociale dhe politike të
vendi.