Lame: Informoni për pallatet e braktisura nga pronarët

766
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave e Ndërtimeve Informale ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunimin dhe organizimin për të evidentuar problemet e pallateve që janë braktisur nga pronarët. Gjatë një takimi me banorë në zonën e Laprakës, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, u bëri thirrje qytetarëve të informojnë zyrat e pushtetit vendor, por edhe ALUIZNI-n, për këto raste, në mënyrë që të nisë verifikimi i pronës dhe më pas edhe legalizimi i objektit. “Organizohuni dhe na ndihmoni, na sillni informacion për ta vazhduar procesin edhe për objekte të tjera. Bashkëpunimi me qeverisjen vendore është i domosdoshëm dhe ne e bëjmë sepse kjo është pjesë e punës tone”, tha Lame. “Këtu ishim për dy pallate, nuk dua ti zë me gojë pronarin sepse nuk rron më, dhe për këtë arsye kishte mbetur e braktisur, por mund të rreshtoja këtu me dhjetëra objekte që janë në proces legalizimi pranë drejtorisë tonë dhe për këtë arsye ishte për të tërhequr vëmendjen veçanërisht për qytetarët për këtë kategori, sepse në shumë raste kanë paqartësi në procedura dhe paqartësi ku duhet të drejtohen”, tha Lame. Sipas tij, janë një numër i madh objektesh, pallate masive në të cilat pronarët e kanë humbur fare interesin. “Po mundohemi të lidhemi me banorët. Është e vështirë të komunikosh banor për banor në një pallat dhe kjo kërkon që banorët të mundohen të gjejnë një përfaqësi, inxhinier, jurist për të ndjekur procedurat. Ka një mori objektesh ku po përfundojnë procedurat me banorët sepse kemi arritur të organizohemi. Siç ka edhe një numër objektesh që ka përfunduar legalizimi dhe kanë marrë dhe lejet e lagalizimit pallate”, tha kreu i ALUIZNI-t. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, së bashku me deputeten e zonës, Vasilika Hysi (PS) shpërndanë lejet e legalizimeve për disa banorë.
Sigal