Kriza dhe varfëria, lë mijëra apartamente të pa shitura

201
Pogradec –Po të ecësh buzë liqenit syri të sheh shumë blloqe pallatesh të përfunduara që janë bosh. Kështu vetëm në qytetin e Pogradecit sipas një shifre zyrtare vetëm në Pogradec janë 1600 apartamente të pa shitura si rezultat i paaftësisë blerëse. Pallatet janë komodë me parametra bashkëkohore por qëndrojnë bosh prej disa muajsh. Ndërtuesi thotë se ka shumë pallate të ndërtuara prej tij, të cilët qëndrojnë bosh. Ata për gazetën “ Telegraf “ thonë se nevoja ka shumë, ka mijëra familje që nuk kanë banesë, por s’ka fuqi blerëse. Qyteti i Pogradecit nga 18 mijë banorë që ka qenë në vitin 1990, ka arritur sot në në mbi 55 mijë banorë të regjistruar, por shifra mund të jetë edhe më e madhe, mendohet se vetëm në qytet janë mbi 60 mijë banorë. Në kohën e tranzicionit mijëra e mijëra familje nga rrethe të ndryshme të vendit duke e parë qytetin e Pogradecit si një qytet atraktiv me plot resurse dhe me bukuri natyrore, me liqenin në gji duke menduar se jeta e tyre do të rritej cilësisht erdhën në Pogradec për të blerë shtëpi. Duke parë këtë situatë ndërtuesit nga Pogradeci, por dhe nga rrethe të tjera pa asnjë plan urbanistik ndërtuan pallate ku të mundnin duke korruptuar edhe ish-drejtuesit e bashkisë duke bllokuar shumë prona publike, lulishte, parqe, hapësira të gjelbra midis pallateve duke i dhënë qytetit një pamje të shëmtuar, mes një kaosi urbanistik. Bregut të liqenit i kanë marrë frymën duke shkelur të gjitha rregullat urbanistike. Statistika zyrtare thotë se vetëm në qytetin e Pogradecit 60 përqind e ndërtesave janë ngritur pa leje. Janë ngritur madje dhe mbi lumin e qytetit duke përmbytur gjithë zonën përreth duke shkaktuar dëme të pallogaritshme. Vetëm sot nga shirat që ranë, si rezultat i këtyre ndërtimeve pa leje nga bllokimi i kanaleve 8 familje janë përmbytur duke ju shkatërruar gjithçka duke i lënë gati në qiell të hapur! Madje gjithmonë kam patur një mendim personal se Pogradeci është një qytet piktoresk e jo turistik. Sepse që një qytet që të jetë turistik padyshim që duhet të ketë një plan rregullues dhe nuk mund të ngresh ndërtesa ku të mundësh. E njëjta situatë është edhe në qytetin e Korçës. Edhe këtu gjendja është alarmante janë plot 1000 apartamente të përfunduara para dy muajsh që nuk shitet asnjë apartament. Edhe këtu shkakun ia venë varfërisë të tejskajshme. Shumë qytetarë vijnë dhe i shikojnë pallatet dhe nuk i blejnë dot. Edhe pse ndërtuesit kanë bërë ulje të ndjeshme të çmimeve në çmimin për metër katror dhe përsëri nuk afrohet njeri. Ne, thonë ndërtuesit po paguajmë koston e krizës dhe të varfërisë e cila po manifestohet hapur edhe në tregun e ndërtimeve. Te vetmit që janë blerës të pallateve në Pogradec janë pushtetarë dhe deputetë të shumtë që kanë blerë pallate vetëm për muajt e verës apo për ditët e vikendit kur vijnë për fundjavë. Gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit, shqiptarët e thjeshtë po përdoren si një monedhë metalike që përdoret si kusur i atyre që janë dhjamur dhe kanë abuzuar me këtë popull fatkeq.