10 arsyet, pse duhet të ndiqni studimet master në Universitetin “Marin Barleti”

2259
Vazhdimi i studimeve pasuniversitare përbën një proces të domosdoshëm jo vetëm për ata që duan të përmirësojnë pozicionet aktuale profesionale, por edhe për ata që përballen për herë të parë me botën e punës. Të gjitha programet e studimit të ciklit të parë mundësojnë vazhdimin e mëtejshëm të studimeve dhe hyrjen e menjëhershme në tregun e punës. Përgatitja nëpërmjet programit të studimeve bachelor mund të thellohet më tej nëpërmjet fokusimit në fusha disiplinore specifike, që mundësojnë përballje të suksesshme me botën e punës. 
Programet e studimit Master paraqiten të domosdoshme në tregun aktual te punës. Për të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen me sukses në profesione te ndryshme, kjo do të ishte mundësia më e mirë drejt profilizimit. Këto programe u ofrohen të diplomuarve të çdo disipline akademike, por që synojnë të zhvillojnë një karrierë të mëtejshme në një fushë të veçantë. 
Mënyra e konceptimit të programeve të studimit. Master bën të mundur që studentët pjesëmarrës të fitojnë më shumë aftësi analitike dhe praktike. Kjo rrit cilësisht kapacitetin e tyre administrues, organizativ dhe drejtues në profesionet e ardhshme e mbi të gjitha përmirëson më tej formimin profesional ekzistues. Programet Master ofrojnë gjithnjë e më shumë trajnime praktike, të cilat shkojnë përtej njohurive të përgjithshme, duke dhënë aftësim cilësor në fushat përkatëse të interesit. 

10 ARSYET, PSE DUHET TË NDIQNI STUDIMET MASTER NË UMB 

1. Në rankimin e bërë në 2011 nga MAS dhe firma gjermane CHE jemi renditur të parët për sa i përket cilësisë së mësimdhënies dhe përgatitjes së stafit akademik. 
2. Stafi ynë akademik vjen me një eksperiencë praktike në fushën dhe sektorin e kërkuar të profilit master. 
3. Programet Master në UMB të japin mundësinë për t’u thelluar në mënyrë specifike në fusha të ndryshme studimi. 
4. Programet Master bazohen në përvojat më të suksesshme botërore, të përshtatura në kontekstin shqiptar. 
5. Këto programe bashkërendojnë formimin akademik, aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor të specialistëve në përputhje me standardet ndërkombëtare. 
6. Qasja me Programet Master nuk është vetëm teori por praktikë dhe punë në grup. 
7. Programet Master në UMB të përgatisin për tregun e punës ku pjesa më e madhe e studentëve punësohen akoma pa përfunduar studimet master. 
8. Praktika Profesionale zhvillohet pranë institucioneve që përzgjedhin studentët, përmendim këtu institucionet më të larta gjyqësore, ekzekutive, ekonomike dhe bankare, administrative, biznese apo korporata serioze. 
9. Programet dhe procesi mësimor janë të orientuara drejt mendimit kritik dhe praktik. 
10. Programet Master mbështesin studentët, në avancimin e karrierës së tyre në fusha si: drejtësia, ekonomia, shkencat sociale dhe shkencat e aplikuara. 
Lehtësirat që krijon SHLUJ, Universiteti “Marin Barleti” për ndjekjen e studimeve të ciklit të dytë
Lehtësirat përfshijnë ofrimin e programeve të përafrimit, njohjen e krediteve të vlefshme të fituara, transferimin e krediteve të vlefshme të fituara. 
Programi i përafrimit
• Është programi që lehtëson studimin në një program Master, i cili nuk përputhet plotësisht me fushën e Diplomës Universitare Bachelor;
• Është programi që lehtëson kalimin nga një Program Master Profesional, në një Program Master i Shkencave ose nga një Program Master i Shkencave, në një tjetër program të përafërt Master i Shkencave.
Programi i përafrimit për Programin Master Profesional 
Njohja dhe transferimi i krediteve të vlefshme të fituara për Programin Master i Shkencave
Departamenti që përgjigjet për programin përkatës Master i Shkencave përcakton kriteret dhe procedurat e njohjes dhe të transferimit të krediteve nga një program Master Profesional ose nga një program Master i Shkencave i një fushe të përafërt. Departamenti që përgjigjet për programin përkatës Master i Shkencave përcakton, se cilat nga kreditet e fituara në Programin Master Profesional (60 kredite) ose Master i Shkencave janë të vlefshme për Programin Master i Shkencave dhe shpall njohjen dhe transferimin e tyre në Programin Master i Shkencave. Kandidati i interesuar për Programin Master i Shkencave duhet të plotësojë sasinë e mbetur të krediteve. Përfitojmë nga rasti që t`u ftojmë në datën 23 tetor 2015, në ambientet e institucionit tonë të regjistroheni në degët bachelor dhe master duke përfituar nga oferta promocionale – 30% nga tarifat vjetore!
Sigal