Krimi horror në Mallakastër/ Motra e Drita Saliajt thirrje shtetit: Të pushkatohen të tre autorët, do futemi në vëllavrasje

140

Dallëndyshe Kajo, motra e Drita Saliajt e cila u grabit, u mbyt dhe u hodh në rezervuar nga tre të rinj, është shprehur se autorët duhet të pushkatohen.

Ajo ka theksuar se shteti duhet të veprojë për këtë ngjarje të rëndë pasi familjet rrezikojnë të futen në vëllavrasje.

“Autorët masakruan motrën time. Motrën time e njeh gjithë fshati. Shkuan tre vetë në 12 natës dhe e masakruan.

Çfarë kërkuan ata nga motra ime?. T’u vijë turp atyre. Të tre djemtë të pushkatohen. Shteti të veprojë, do të futemi në vëllavrasje. Djemtë po bredhin nëpër zyra për të gjetur të vërtetën”, është shprehur ajo.