Kokainë dhe heroinë në tavolinë, pranga 7 personave dhe pronares në lokalin e natës

94
Është finalizuar me sukses operacioni policor për parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në lokale nate në Korçë, ku dhe janë arrestuar në flagrancë 7 persona.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe falë një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor, ku si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm : 
• A. Kokot, 18 vjeç, 
• M.Kokot, 22 vjeç, (vëllezër) 
• L. Rungo, 37 vjeç, 
• J.Mukollari, 42 vjeç, 
• A. Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim ” 
Operacioni 
Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 
3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi. 
Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme.