Sigal

Duke punuar për rregullimin e një muri rrethues, një qytetar i Durrësit ka lënë pa energji një zonë të madhe të plazhit.

Sot, rreth ores 12:00, nje person me inicialet Fatjon Xh., teksa punonte privatisht pranë banesës së tij, ka dëmtuar fiderin 20 kV, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës).

Kabulli u dëmtua teksa po gërmohej për riparimin e murit rrethues.

Menjëherë, pas konstatimit të ngjarjes, OSHEE Durrës kreu denoncimin në polici ndaj personit, i cili aktualisht ndodhet ne komisariat, ndërsa nga ana e teknikeve po punohet për riparimin e demit dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.