Mjeku kritika qeverisë: Po lejove call centerat dhe fasoneritë ekspozon 1.1 milionë shqiptarë ndaj koronavirusit

127

Mjeku Petrit Vargu përmes një postimi në Facebook ka kritikuar masat e ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës, dhe numrin shumë të ulët të testimeve që kryhen në një ditë në vendin tonë.

Vargu shprehet se është e kot që merren masa shtrënguese për një pjesë të popullsisë, sa kohë që puna vazhdon në call center dhe në fasoneri, dhe ekspozon drejt infektimit 1 milionë e 100 njerëz, që janë familjarë me punonjësit e këtyre sektorëve.

Mjeku shprehet se testimi në masë mund të zgjidhet me një shifër prej 2 milionë eurosh, të cilat janë plotësisht të përballueshme edhe për një shtet si Shqipëria.

Postimi i Vargut:

Ku po na con kryeminister? Bllokim me 100 teste ne dite eshte nje qorrsokak .Zinxhiri epidemik nuk nderpritet edhe sikur ta bllokosh popullin dy muaj ….edhe me teper.

Duhet ta shoqerosh me testime. Franca i coi ne 100 mije testimet per te kopjuar sadopak Gjermanine. Pse rritet kostoja e testimeve ,ne nje kohe qe nuk kushton me shume se 3-4 euro?

Ne jemi te varfer, po 2 milion euro teste nuk jane asgje per shtetin tone, aq me teper qe ato leke qe do hidhen sot ne testime, do te shkurtonin kohen e kovaleshences te ekonomise dhe do t’i fitoje 100-fish ne funksionimin me te hershem te ekonomise. Ne fasone e call center punojne 70 mije veta,ku secili mund te kete rreth 3-4 persona te tjere ne familje.

Duke marre nje koeficient transmetimi rreth 4 per Shqiperine, ja ku shkuam menjehere ne 1 milion e 100 mije njerez qe vetem si kontakt i pare jane te pambrojtur.

Cfare izolimi i beni ju Shqiperise Z.Kminister, kur 40 perqind e popullsise izolohen jashte rregullave epidemiologjike?

Jemi ne nje lengim pa fund, te shitur nga politika e cdo krahu qofte ajo. I juaji, super i politizuari Petrit Vargu.