Supermarketet, farmacitë lejohen hapur edhe pas orës 13:00

130

Edhe pse deri më sot qeveria la si orar fashën orarit 5 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës, të gjitha bizneset që janë në listën e aktiviteteve tregtare, mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13:00, pavarësisht nga fakti që shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë drejtpërdrejt. Supermarketet, farmacitë, aktivitetet tregtare me shërbime të domosdoshme për qytetarët, mund të qëndrojnë hapur përtej fashës orare 13:00 jo vetëm për të prodhuar, siç mund të jenë furrat apo pizeritë etj, por edhe për të tregtuar për personat e tjerë që kanë urdhër lëvizjeve jashtë orës 13:00 të drekës.