VIDEO/ U bllokua nga dëbora, banorët në Pogradec hapin rrugën vullnetarisht

30
Sigal

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar mjaft probleme në disa qarqe të vendit.

Vështirësi në qarkullim janë shfaqur dhe në zonën e Pogradecit pas bllokimit të disa akseve nga dëbora. Mësohet se në Lin, banorët kanë asistuar vet në hapjen e rrugëve. Kjo është parë me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga deputeti Endrit Braimllari.

“Në Lin të Pogradecit banorët në mënyrë vullnetare hapin rrugët e bllokuar nga bora. Instuticionet shtetërore në gjumë të thellë, fundja sot e dielë është e kanë pushim”, shkaruan deputeti i Partisë së Lirisë krahas videos.