Zbardhet e vërteta, autopsia: “Aida Çajkës iu ça ena kryesore e gjakut që furnizon shpretkën”

570
Sigal

 Gati dy muaj pas vdekjes së Aida Çajkës shtatzënë në muajin e 9-të bashkë me foshnjën e saj del rezultati i autopsisë së kryer nga mjekësia ligjore. E në fakt raporti duket se konfirmon atë që u tha nga mjekët se gruaja pati një çarje të enës kryesore të gjakut që furnizon shpretkën.

“Shkak i vdekjes, çarja e enës kryesore të gjakut që furnizon shpretkën”, thuhet në raportin e autopsisë së gruas së re. Pas vdekjes së saj familjarët hodhën akuza mbi mjekët dhe madje 2 prej tyre përfunduan në pranga por u liruan nga Gjykata dhe u rikthyen në punë.