KLSH: Nga verifikimi i kontratës për katër tenderët, në dokumentacionin e paraqitur konstatohen të njëjtat parregullsi

718
Vijon nga numri i kaluar 
Si rezultat i parregullsive, buxhetit të MM i është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 2,079,096 lekë
10.N/kolonel M. K, me detyrë Shef Shtabi në Policinë Ushtarake dhe në cilësinë e anëtarit të grupit të punës. 
11. Z. B. D, Kapiten, me detyrë shef logjistike në Policinë Ushtarake dhe në cilësinë e anëtarit të grupit të punës. 
12. Z. B. B, Kapiten, me detyrë Komandat i Kompanisë operacionale në Policinë Ushtarake, 
13. Z. N. G dhe 
14. Z. E.D në cilësinë e anëtarit të grupit të punës, pasi në tenderin me objekt “Blerje mjete të blinduara për policinë ushtarake me kompaninë “I…. s.p.a”, kanë rritur në mënyrë të pajustifikuar, fondin limit nga 1,200,000 Euro të parashikuar në projektin fillestar të propozuar nga Komanda e Policisë Ushtarake, në 1,420,000 Euro, ose 220,000 euro më shumë. 
15. Major A. Z, në cilësinë e kryetarit, 
16. Kapiten K. T, 
17. Kapter H. B, 
18. F. Ç, përgjegjës materiali, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të pritjes së mallit të Repartit Ushtarak nr. 2002 
19. G. J, 
20. E. F, 
21. R. R, në cilësinë e anëtarëve të njësisë së prokurimit pasi në tenderin me objekt “Blerje materiale për flotën luftarake”, Komisioni i pritjes së mallit ka pranuar dhe marrë në dorëzim pjesët e ndërrimit objekt tenderi, të pa shoqëruar me certifikatë origjine, cilësie dhe fletë 
garancie. Artikujt e furnizuar nuk janë në përputhje me të dhënat e kërkuara në katalogët dhe skedën teknike, që OE fitues ka paraqitur në ofertë, në kundërshtim me: 
– paragrafin e tretë nga fundi i KVK të miratuar me DST, në të cilin është përcaktuar se … OE që kualifikohen në këtë procedurë duhet të paraqesin një deklaratë ku të deklarojnë se në momentin e dorëzimit të mallit do ta shoqërojnë atë me certifikatën e cilësisë, certifikatën e origjinës së mallit dhe fletën e garancisë për mallrat e kërkuara. 
– pikën 2.3.3. germa b dhe c të KVK, në të cilat është përcaktuar se … Produkti me specifikimet të dhëna nga AK në DST duhet të jetë i përfshirë në përmbajtje të katalogëve ose prospekteve teknike të mësipërm. Për çdo ofertues është e domosdoshme të plotësohet skeda teknike e materialeve. Mos paraqitja e katalogëve ose prospekteve nën autoritetin e prodhuesit …. si dhe mosparaqitja e të dhënave të kërkuara në katalogët dhe në skedën teknike është kusht kualifikues 
OE “A…. Co” sh.p.k. nuk i ka shoqëruar artikujt e furnizuar me dokumentacionin e kërkuar. 
Njësia e prokurimit është bashkë përgjegjëse për parregullsitë e konstatuara pasi, në dokumentacionin e dërguar Repartit Ushtarak nr. 2002 në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, nuk i ka dërguar KVK me qëllim që “Komisioni i pritjes së mallit …” të bënte krahasimin me sa është përcaktuar në KVK. 
Si rezultat i parregullsive buxhetit të MM i është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 2,079,096 lekë, e cila përfaqëson diferencën midis ofertës ekonomike të OE “A…. Co” sh.p.k. të shpallur fitues dhe OE “B….” sh.p.k.të skualifikuar. 
Veç sa më sipër, G. J dhe R. R, në cilësinë e anëtarit të njësisë së prokurimit në është përgjegjës pasi në tenderin me objekt: 
a. “Blerje materiale për mirëmbajtjen e kazermave” me fond limit 23,583,536 lekë. 
b. “Blerje materiale për mirëmbajtje objekte ndërtimorë” me fond limit 3,189,265 lekë, fituar nga subjekti “A.. & R..” sh.p.k. me 3,169,290 lekë. Diferenca ndaj fondit limit 19,975 lekë, ose 0,6 për qind. 
c. “Blerje materiale për flotën luftarake” me fond limit 30,000,000 lekë, fituar nga subjekti “A…. Co” sh.p.k. me 29,640,000 lekë. Diferenca ndaj fondit limit 360,000 lekë, ose 1 për qind. Në sistemin elektronik të APP rezultojnë 4 OE, nga të cilët kanë paraqitur oferta 2 OE, njeri prej të cilëve janë skualifikuar. Ka mbetur një ofertë e vlefshme, e cila është shpallur dhe fituese. 
d. “Blerje pjesë këmbimi dhe materiale për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit” tre lote me fond limit 22,692,465 lekë, nga i cili Loti i tretë me fond limit 3,389,100 lekë, fituar nga OE “Al….” sh.p.k. me 3,361,750 lekë. Diferenca ndaj fondit limit 27,350 lekë, ose 0,8 për qind. 
e. “Blerje materiale riparimi për flotën KFD” me fond limit 16,357,851 lekë, fituar nga BOE “H….” sh.p.k. dhe “A…. Co” sh.p.k. me vleftë 16,217,943 lekë. Diferenca ndaj fondit limit 139,908 lekë, ose 0,9 për qind. Është paraqitur vetëm një OE. 
f. “Blerje materiale teknike për anijet e klasit Iliria” me fond limit 9.659,600 lekë fituar nga OE “A…. Co” sh.p.k. me vleftë 9,481,500 lekë. Diferenca ndaj fondit limit 178,100 lekë, ose 1,8 për qind. 

Parregullsi e konstatuar: 
Njësia e prokurimit e përbërë ka hequr nga KVK kriterin që OE pjesëmarrës në tender të paraqesin certifikatën e cilësisë dhe origjinës … dhe fletën e garancisë për artikujt objekt prokurimi, në kundërshtim me: 
1. pikën 3/b,i të Kreu-t të III të VKM nr. 1, datë 10.1.2007, e cila përcakton se … Autoriteti kontraktor mund t’u kërkojë operatorëve ekonomikë të dorëzojnë dëshmi, që tregojnë se ata i plotësojnë kërkesat minimale, të përcaktuara në dokumentet e tenderit, si: 
– dëshminë e origjinalitetit të mostrave, përshkrimin dhe/ose fotografitë apo katalogët 
teknike … 
– dëshmi për rezultatet e testimeve zyrtare, të lëshuara nga institucione të autorizuara, që vërtetojnë pajtueshmërinë e produkteve me specifikimet teknike. 
Shtojcën 7 “Formular për vërtetimin e kualifikimit të pjesëmarrjes”pjesë e DST të miratuar. 
Njësia e prokurimit padrejtësisht, e ka trajtuar këtë kriter si specifikim teknik, duke ia lënë detyrë për ta kërkuar AK, në momentin e dorëzimit të mallit. Me këtë veprim, njësia e prokurimit ka ndikuar në procedurën e zhvillimit të tenderit (kualifikimin/skualifikimin e OE). Përgjithësisht në KVK, për tenderët e zhvilluar, njësia e prokurimit ka kërkuar që ofertuesi të paraqesë certifikatë ISO 9001:2008 origjinale, ose kopje e noterizuar, por pa ekzistuar ndonjë lidhje midis ofertuesit dhe prodhuesit. Certifikata origjinale ISO … jepet vetëm njëherë (një kopje) me afat vlefshmërie disa vjet. Në këtë situatë OE ofertues, natyrshëm kanë shkarkuar nga interneti certifikatat e kërkuara, të cilat dhe i kanë noterizuar, por që në thelb, ashtu si i ka kërkuar njësia e prokurimit, pa lidhje midis ofertuesit dhe prodhuesit, nuk ka vlerë për AK, është kriter kualifikues i vendosur pa kuptim. Në thelb vendosja e kritereve të tilla, shoqëruar me një numër katalogësh të paraqitura nën autoritetin e prodhuesit etj, vetëm sa “dekurajojnë”, kufizojnë OE të marrin pjesë në tender (në tenderët e përshkruar në katër prej tyre është paraqitur një ofertues, kurse në dy të tjerë janë paraqitur dy OE, njeri prej të cilëve është skualifikuar). 
Njësia e prokurimit është përgjegjëse gjithashtu, pasi në dokumentacionin e dërguar AK, nuk janë përfshirë dhe KVK, me qëllim që “Komisioni i pritjes së mallit …” të AK, të kishte mundësinë gjatë marrjes në dorëzim të mallrave në zbatim të KVK: 
– Të bënte krahasimin nëse artikujt e furnizuar janë të njëjtë me ata të parashikuara në ofertë dhe 
– Nëse mallrat e furnizuara janë të shoqëruar me certifikatën e cilësisë, origjinës… dhe fletën e garancisë për artikujt objekt prokurimi. 
Nga verifikimi i procedurës së ekzekutimit të kontratës për të katër tenderët, në dokumentacionin e paraqitur nga OE, u konstatuan të njëjtat parregullsi në plotësimin e KVK, të cilat janë pasojë e përcaktimit jo të saktë të tyre nga njësia e prokurimit. OE fitues, në momentin e dorëzimit të mallit nuk kanë paraqitur certifikatën e origjinës së mallit dhe fletën e garancisë…, si dhe artikujt të furnizuar prej tyre, nuk janë të kompanive prodhuese të përcaktuara në ofertën e paraqitur nga OE fitues, në kundërshtim me KVK të përcaktuara. 

Fakti se: 
– pjesëmarrja e OE në tenderë është shumë e ulët (përgjithësisht një), 
– tenderët fitohen me vleftë të plotë dhe 
– fituesi është përgjithësisht i njëjti (A…. Co fitues në tre tenderë gjatë vitit 2014, fitues edhe në vitin 2013 etj.), komprometon në tërësi procedurat e tenderëve të zhvilluar. 
Gjithashtu, G. J, në cilësinë e anëtarit të KVO në tenderin me objekt: 
“Rikonstruksion i pjesshëm … në godinën e Ministrisë së Mbrojtjes”, 
“Rikonstruksioni i infrastrukturës së rrjeteve për MM”, me fond limit 38,632 mijë lekë pasi: 
– ka gabuar në përzgjedhjen e OE që janë ftuar për të marrë pjesë në tender. OE të ftuar, qysh në momentin e përzgjedhjes dukshëm, nuk plotësojnë kriteret që ka kërkuar AK, çka komprometon garën prej nisjes, duke e paragjykuar atë OE fitues është shoqëri “pastrimi” dhe pas verifikimit të kualifikimit të tyre, rezulton se të gjithë punëtorët e OE fitues, janë “Fshesarë”. 
-ka kualifikuar dhe shpallur fituesin në kundërshtim të ndjeshëm me kërkesat e përcaktuara në Kriteret e Veçanta të Kualifikimit të DST të miratuara. 
M. R, në cilësinë e kryetares të KVO, për shkak se në tenderin me objekt: 
“blerje artikuj ushqimorë” loti V “blerje fruta perime”, KVO ka vepruar në kundërshtim me: 
– pikën 3/b të Kreu-t të III të VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar, 
– KVK e miratuar me DST, 
-Udhëzimin e APP, i cili përcakton se para lidhjes së kontratës OE duhet të paraqesë dokumentacionin administrativo ligjor në formë të shkruar të paraqitur në tender (origjinal ose fotokopje e noterizuar), i cili verifikohet (nga KVO-ja) dhe bëhet pjesë e dosjes së tenderit, 
– si dhe përcaktimet e parashikuara në nenin 1″Objekti dhe qëllimi”, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar. 
Si rezultat i parregullsive buxhetit të M M i është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 1,113,918 lekë, e cila përfaqëson diferencën midis ofertës të OE “S…. Co” sh.p.k. të skualifikuar padrejtësisht dhe “Sh….2002” sh.p.k. të shpallur fitues “Blerje materiale riparimi për flotën” në procesin e vlerësimit të tij, ka kualifikuar BOE “H….” sh.p.k. dhe “A…. Co” sh.p.k. në kundërshtim me pikën 2 të Kreu-t të VII të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar dhe pikën 2.1.3. të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit (KVK) . Në sistemin elektronik të APP, nuk gjendet vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve të faturuara të energjisë elektrike nga OE “H…..” sh.p.k. në kundërshtim me pikën 2.1.3 të KVK të miratuara në DST nga AK dhe pikën 2 të VKM nr. 379, datë 11.6. “Blerje materiale për mirëmbajtje objekte ndërtimorë”, ka konsideruar të rregullt vërtetimin e energjisë elektrike të paraqitur nga OE “A… & R…” sh.p.k. në kundërshtim me pikën 2.2.4 të KVK dhe pikën 2 të VKM nr. 379, datë 11.6.2014 . Ka kualifikuar dhe shpallur fitues OE “A.. & R…” sh.p.k, në mungesë të “dëshmisë së origjinalitetit” dhe fotografive, ose katalogëve për artikujt “markë e regjistruar”, në kundërshtim me pikën 2.3.1. të KVK. M. O, në cilësinë e anëtarit të KVO/njësisë së prokurimit për shkak se në tenderin me objekt: “blerje artikuj ushqimorë” loti V “blerje fruta perime”, KVO ka vepruar në kundërshtim me: 
– pikën 3/b të Kreu-t të III të VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar, 
– KVK e miratuar me DST, 
– Udhëzimin e APP, i cili përcakton se para lidhjes së kontratës OE duhet të paraqesë dokumentacionin administrativo ligjor në formë të shkruar të paraqitur në tender (origjinal ose fotokopje e noterizuar), i cili verifikohet (nga KVO-ja) dhe bëhet pjesë e dosjes së tenderit, 
– si dhe përcaktimet e parashikuara në nenin 1″Objekti dhe qëllimi”, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar. Si rezultat i parregullsive buxhetit të M M i është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 1,113,918 lekë, e cila përfaqëson diferencën midis ofertës të OE “S….Co” sh.p.k. të skualifikuar padrejtësisht dhe “Sh….2002” sh.p.k. të shpallur fitues. 
“Blerje materiale riparimi për flotën” 
Në procesin e vlerësimit të tij, ka kualifikuar BOE “H….” sh.p.k. dhe “A…. Co” sh.p.k. në kundërshtim me pikën 2 të Kreu-t të VII të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 i ndryshuar dhe pikën 2.1.3. të KVK . 
Në sistemin elektronik të APP, nuk gjendet vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve të faturuara të energjisë elektrike nga OE “H….” sh.p.k. në kundërshtim me pikën 2.1.3 të KVK të miratuara në DST nga AK dhe pikën 2 të VKM nr. 379, datë 11.6. 
“Blerje materiale për mirëmbajtje objekte ndërtimorë”, 
– ka konsideruar të rregullt vërtetimin e energjisë elektrike të paraqitur nga OE “A… & R…” sh.p.k. në kundërshtim me pikën 2.2.4 të KVK dhe pikën 2 të VKM nr. 379, datë 11.6.2014 
– ka kualifikuar dhe shpallur fitues OE “A… & R….” sh.p.k, në mungesë të “dëshmisë së origjinalitetit” dhe fotografive, ose katalogëve për artikujt “markë e regjistruar”, në kundërshtim me pikën 2.3.1. të KVK. “Blerje materiale për mirëmbajtjen e rrjetit të klasifikuar dhe paklasifikuar …” ka konsideruar të rregullt padrejtësisht dokumentacionin e paraqitur nga OE “J…. k… sistem” sh.p.k, në kundërshtim me pikën 2.2.2. KVK. 
Zj. M. O, mban përgjegjësi edhe për mos skualifikimin e OE “A…” sh.p.k. gjatë dorëzimit të pjesëve, në zbatim të tenderit me objekt “Blerje pjesë për mjetet e transportit”. 
E veçantë që u konstatua gjatë marrjes në dorëzim të mallrave të furnizuara nga OE “A….” sh.p.k. është se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) me shkresë nr. 2407, datë 16.12.2014 të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm Kolonel N.Sh, i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Standardeve të NATO-s “Mendim” për subjektin “A….” sh.p.k, në të cilin është shprehur se … Mbi bazën e dokumenteve standarde të tenderit, dërguar nga ana juaj për këtë procedurë (loti i III “blerje pjesë ndërrimi …”)në formularin e ofertës ka përcaktuar numrin e katalogut/kodit të artikullit. Gjatë marrjes në dorëzim të mallit nga komisioni përkatës, ka rezultuar se kodet e përcaktuara nuk ishin të pasqyruar në asnjë nga artikujt e kërkuar. Po kështu, gjatë kërkimit me këto kode, nuk shfaqej artikulli i kërkuar, por artikull tjetër. 
Nga verifikimi që specialistët tanë i kanë bërë artikujve të ardhur, rezulton se ato përputhen me përshkrimin e atyre të kërkuar (specifikimet teknike). Artikujt në fjalë janë marrë na ruajtje nga ana jonë, deri në sqarimin e këtij problemi. 
Zj. M. O, në cilësinë e Drejtores së Drejtorisë së Përgjithshme të Standardeve të NATO-s me shkresë nr. 5022, datë 22.12.2014 është shprehur se … në specifikimet teknike sipas shtojcës 8, të DST të procedurës në fjalë, përcaktohet si më poshtë: pjesët e këmbimit objekt i prokurimit të jenë të cilësisë së mirë dhe të përshtatshme për markën, vitin e prodhimit, dhe tipin e automjetit. 
Përgjigja e dhënë është në kundërshtim me pikën 2.2.2. të KVK, të DST të miratuar, në të cilën është përcaktuar se … kjo kërkesë është vendosur që të garantojë AK, se mallrat që do të furnizojë do të jenë prodhim i së njëjtës kompani (garantohet cilësia) dhe paragrafin e tretë nga fundi i KVK, në të cilin është përcaktuar se … me qëllim ruajtjen e këtij standardi është kërkuar që ofertuesit të marrin përsipër … që mallrat që do të furnizojnë do të jenë prodhime të kompanive të përcaktuara në ofertë e ngarkon me përgjegjësi zj. M. O. 
“Rikonstruksion i pjesshëm … në godinën e Ministrisë së Mbrojtjes”, 
“Rikonstruksioni i infrastrukturës së rrjeteve për MM”, me fond limit 38,632,278 lekë pasi: 
– ka gabuar në përzgjedhjen e OE që janë ftuar për të marrë pjesë në tender. OE të ftuar, qysh në momentin e përzgjedhjes dukshëm, nuk plotësojnë kriteret që ka kërkuar AK, çka komprometon garën prej nisjes, duke e paragjykuar atë OE fitues është shoqëri “pastrimi” dhe pas verifikimit të kualifikimit të tyre, rezulton se të gjithë punëtorët e OE fitues, janë “Fshesarë”. 
– ka kualifikuar dhe shpallur fituesin në kundërshtim të ndjeshëm me kërkesat e përcaktuara në Kriteret e Veçanta të Kualifikimit të DST të miratuara. 
Sigal