FOTO/ Tmerrohen kalimtarët, policia e Berlinit kap një “BMW X6” të lyer me gjak

465
Në gazetën më të madhe në Gjermani, Bild, e cila është po ashtu gazeta më e madhe në Evropë, lajmi më i lexuar dhe më i kërkuar nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Në fakt bëhet fjalë për një makinë BMW X6, që u shfaq në rrugët e Berlinit. Ajo që i habiti të gjithë ishin gjurmët e gjakut që u gjendën në makinë. Policia e ka ndaluar pasi ka menduar se mund të ishte konsumuar një krim. Por ka rezultuar që në fakt ishte thjesht një ngjitëse në makinë, e cila të jep idenë e gjakut që shpërndahet. Policia nuk ka mundur të bëjë asgjë ndaj pronarit të makinës luksoze.
Sigal