Çfarë do të bëhet me 11 mijë tituj “Qytetar Nderi” dhe 1900 “Çelësa Bashkie” që ka dhënë pushteti lokal?

481
Përparim HALILI
Të dekoruar janë edhe familjarë të krerëve partiakë, të cilët kanë propozuar heqjen e titujve të dhënë para dhe pas vitit 1990 
Në afatin kohor 18 shtator-13 tetor 2017, qeveria “Rilindja” ka vendosur të miratojë ngritjen e një komisioni të posaçëm pune, që do të drejtohet nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, si institucioni qendror shtetëror, që ka kompetencën kushtetuese për verifikimin emrave dhe miratimin e ligjit të ri dekoratave!
Në këto 25 vite, afro 80% e deputetëve, ambasadorëve, ministrave, zv/ministrave, drejtorëve, prefektëve, kryebashkiakëve, ushtarakëve të lartë, kryepolicëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe të atyre të konvertuar në avokatë, juristë e noterë, rezultojnë të dekoruar për shërbime si “dorë e fortë dhe sy vigjilent” të ish-diktaturës komuniste!

Politika dhe administrata shtetërore shqiptare e mbushur pothuajse plotësisht me bij të ish-funksionarëve të regjimit komunist, këto ditë është vërsulur përsëri kundër dekoratave, që u janë dhënë ish-komunistëve dhe shtetarëve gjatë viteve të ish-pushtetit komunist, ku bëjnë pjesë drejtues partie e pushteti të asaj kohe, mes të cilëve edhe prindër të politikanëve e shtetarëve të sotëm. Këto dekorata e tituj, pavarësisht funksionit partiak e zyrtar që kishte personi i dekoruar, kishin motivacionin “Për kontribut të shquar ndaj Partisë e Atdheut”, mbasi “kontribut” quhej atëherë puna e partisë, hetuesia, gjyqet, dëshmitë, burgosjet dhe firmosjet e pushkatimeve politike, spiunllëku, vrasjet në kufi, lufta e klasave, propozim-vendimet për internime, veprimtaria vigjilente e organizatës së frontit, rinisë, gruas e bashkimeve profesionale! Në projektin e paraqitur përsëri nga “Rilindja” së bashku me ligjin e plehrave, por i tërhequr përsëri nuk bëhet fjalë për dekoratat dhe medaljet që u janë dhënë traktoristëve, bujqve, nënave me shumë fëmijë, shoferëve, mësuesve, mjekëve, montatorëve, minatorëve, blegtorëve e gjeologëve, por për ato që u janë dhënë drejtuesve të lartë lokalë e qendror të partisë dhe pushtetit, ku përfshihen të gjithë personat që me aktivitetin e tyre të paguar e vullnetar kanë instaluar, zhvilluar dhe mbrojtur ish-diktaturën, duke bërë edhe krime njerëzore. Ky projekt-ligj është propozuar 2 vite më parë nga “Rilindja” dhe në datën 22 dhjetor 2015, drafti është paraqitur për miratim në parlament nga relatori Taulant Balla, por që nuk kaloi për votim, mbasi vërshuan shumë reagime nga veteranët e Luftës, nga pensionistët, nga familjet e të dekoruarve dhe nga vetë socialistët! Ky projekt-ligj, i paraqitur për herë të dytë nga PS që në mbledhjen e parë të qeverisë “Rilindja-2”, ka disa faza. Nis me verifikimin e të gjithë zyrtarëve, kryesish deputetët, ish-deputetë, gjyqtarë, prokurorë, ambasadorë, të cilët janë të “ndotur” me aktivitet në shërbim të diktaturës dhe kanë dekorata e tituj, të dhënë nga pushteti i diktaturës për shërbime të ndryshme. Kjo është e thjeshtë për t’u bërë, mbasi në këto 25 vite, afro 80% e deputetëve, ambasadorëve, ministrave, zv/ministrave, prefektëve, kryebashkiakëve, drejtorëve, ushtarakëve të lartë, kryepolicëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe të atyre të konvertuar në avokatë, juristë e noterë, rezultojnë të dekoruar për shërbime si “dorë e fortë dhe sy vigjilent” të ish-diktaturës komuniste! Në listën e heqjes së dekoratave, do të përfshihen edhe ata që kanë qenë anëtarë ose kandidat të Byrosë Politike, drejtues të Frontit Demokratik, Gjykatës së Lartë, burgjeve, hetuesisë, degëve të Punëve të Brendshme, punonjës dhe spiunë Sigurimi, drejtues dhe anëtarë të të komisioneve të Dëbim Internimeve. Në afatin kohor 18 shtator-13 tetor 2017, kryeministri Rama ka vendosur të miratojë ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të drejtohet nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, si institucioni qendror shtetëror që ka kompetencën kushtetuese për miratimin e ligjit të dekoratave! Nisma për heqjen e dekoratave të dhëna për funksionarët e ish-regjimit komunist dhe shërbëtorë të tij është marrë nga tre drejtues të lartë të 3 partive PD, PS dhe PDIU, konkretisht nga Basha-Berisha, nga Rama-Balla dhe nga Doda-Idrizi, por absurdi qëndron në faktin, se vetë familjarët e këtyre drejtuesve nismëtarë të heqjes së dekoratave të komunizmit, janë dekoruar nga ish-regjimi komunist për shërbime të shquara në shërbim të mbrojtjes dhe forcimit të diktaturës! 
Sigal