Edhe sa do të zgjasë vapa e tmerrshme?

168
Sigal

Korriku ka nisur me temperatura ekstreme dhe gjithçka njerëzit duan të dinë për momentin është se kur do të shpëtojnë prej vapës së tmerrshme!

Sipas MeteoAlb, edhe kjo javë do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan që ka përfshirë vendin prej ditësh. Deri ditën e enjte, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe valë të të nxehtit ekstrem. Sipas parashikimeve, dita e djeshme (e hënë) dhe kjo e sotmja (e martë) do të jenë më të nxehtat të javës ku pritet që temperaturat të arrijnë deri në 41 gradë celsius, kryesisht në qarkun e Elbasanit, Beratit, Gjirokastër, etj.

Madje edhe në zonat malore, Kopliku, Kukësi, Hasi do të regjistrojnë temperature nga 37 deri 39 gradë e ndërsa në Korçë pritet që vlerat maksimale të shkojnë deri në 34 gradë.

Parashikohet që vapa e tmerrshme të na shoqërojë deri të premten e ndërsa pas saj do të ketë një ndryshim të situatës si pasojë e  një mase të ftohtë, e cila vjen nga Evropa Lindore. Rënia e temperaturave pritet të jetë e menjëhershme deri në 10 gradë.

Nëse kjo ishte ajo që prisnit të dëgjoni, do të ketë edhe rrjeshje shiu thuajse në të gjithë territorin ku më të theksuara pritet të jenë në veri dhe veri-perëndim të territorit ku nuk do të mungojnë dhe shkarkesat elektrike.