Kapen në Greqi ilaçe të rrezikshme kineze, do të vinin në Shqipëri

218

Policia greke ka arritur të zbulojë një depo me barna mjekësorë, që kishin hyrë në Athinë në mënyrë të paligjshme. Siç raporton “SKAI”,  barnat ruheshin në kushte të papërshtatshme dhe ishin të destinuara për në Shqipëri dhe vende të tjera ballkanike. Policia arrestoi një shtetas kinez, ndërsa shpalli në kërkim edhe një tjetër shtetas, që kishte në pronësi depon. Barnat nuk përmbushnin parametrat për t’u përdorur prej pacientëve. Bëhet fjalë për barna që përdoren kryesisht për sëmundje të rënda dhe kanë çmime shumë të larta. Në total janë sekuestruar mbi 32 mijë tableta.