Kaçani i Politeknikut, shpik “mekanizëm” korrupsioni edhe me abonetë e studentëve

1173
Paçka se edhe sipas Ligjit “Rilindja” të Arsimit të Lartë, studentët në Tiranë e në qytetet ku ka shërbim urbani, nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë për transportin me shërbimin urban brenda qyteteve, ata detyrohen të blejnë abone. Çmimi fiks i këtyre aboneve mujore është caktuar nga shteti në vlerën 600 lekë. Por çfarë ndodh faktikisht me abonetë e studentëve? Si shiten, ku shiten, nga cilët shiten, me çfarë çmimi shiten, kush e organizon dhe kush e lejon skemën e shitjes së tyre sipas modelit që na bënë me dije një letër e ardhur nga një grup studentësh të Universitetit Politikenik, ku drejton “usta” Jorgaq Kaçani. Në këtë letër e cila në fakt është denoncim konkret me skemë konkrete korruptive që organizohet dhe realizohet me tregun e aboneve të studentëve, tregohet praktika “e re” e shitjes së tyre. Konkretisht, në tregun e lirë, pra në kioskat e dispeçerëve të agjencive të transportit urban në Tiranë nuk gjen abone studenti edhe pse në xhamat e tyre qëndron njoftimi “shiten abone”. Po kështu, e “ulërima” njoftojën edhe fatorinot, të cilët thonë “Shesim abone”, por kur u kërkon abone studenti, thonë se “ato i menaxhojnë shefat”.

 Në pikat e shitjes që kanë autorizuar këto agjenci transporti nuk gjen abone studenti. Por në fakt, abone studenti shiten, pra ka në qarkullim. Ato shiten prej tregtarësh që hidhen në veprim nga bosët e agjencie, nga dispeçerët e linjave, nga zyrtarë të bashkisë Tiranë e madje edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Financave, të cilët kontrollojnë kontrabandën e aboneve të studentit. Këto abone, nga 600 lekë që është çmimi fiks zyrtar, shiten me 800 e 900 lekë! Por nuk janë vetëm zyrtarët e bashkisë, bosët e agjencive të transportit dhe pazarxhinjtë e Ministrisë së Financave që organizojnë këtë skemë trafiku me tregun e zi të aboneve të studentit. Letra e ardhur dje në redaksinë e gazetës “Telegraf” zbulon një skandal të rëndë zyrtar në institucionet e Arsimit të Lartë, që ndodh më abonetë e studentëve. Sipas letrës denoncuese, kjo ndodh hapur në Universitetin Polititeknik të Tiranës. Këtë skemë, sipas denoncimit e organizon kreu i këtij universiteti Jorgaq Kaçani, nëpërmjet sekretarëve të fakulteteve. Çfarë ndodh? Që studentit t’i jepet abone studenti nga pikat e shitjes së tyre, ai duhet të paraqes një vërtetim nga fakulteti dhe universiteti ku studion. 

Ky vërtetim, duhet të jetë me datë të freskët jo me tepër se 2 ditë përpara datës 1, të muajit të ri. Studentët e Politeknikut shkojnë për t’u pajisur me vërtetim. Por ky vërtetim, me urdhër të shef Jorgaqit, u jepet 15 ditë pasi bëjnë kërkesën dhe me çmim 200 lekë pagesë për vërtetimin! Psh, sipas urdhrit të Kaçanit, studenti që bënë kërkesë për marrje vërtetimi për abone në datën 30 janar, pajiset me vërtetim në datën 13 shkurt, dmth 13 ditë pasi abonetë janë shitur e pasi ato janë futur në shërbim dhe janë zhdukur nga tregu i muajit. U interesuam dhe mësuam, se këtë lojë e ka “formatuar” drejtuesi ose më saktë “agai” i Universitetit Politeknik Jorgaq Kacani, i clii ka shpikur mekanizmin korrutpiv të aboneve, për të përfituar edhe nga pisllëku me to! Të gjendur përballë këtij skenari korrutpiv, ndodh ajo që ndeshet çdo muaj me tregun e aboneve të studentëve. Të presësh datën 13 shkurt, për t’u pajisur me abone për muajin shkurt, duke paguar edhe 200 lekë vërtetim tek “Arka Kaçani”, mbetesh pa abone! Dhe për të mos mbetur pa abone, studentët detyrohen t’i blejnë ato me 800-900 lekë në tregun e zi, ku “ortak” është edhe Kaçani e “kaçanët” e universiteteve të tjerë. Loja e dhënies së vërtetimeve me 2 javë vonesë është futur në veprim në të gjithë universitetet e Tiranës, si një skenar bashkëveprimi e pasurimi mes bosëve të shërbimit urban, të ministrive të transportit e financave dhe të babëziturve të universiteteve, për t’i detyruar studentët të blejnë abonetë në tregun e zi. Dimë, që ka një ligj për arsimin e lartë, ka dhe një urdhër e pakt të Ministrisë së Transporteve, Ministrisë së Financave dhe të Arsimit, që abonetë e studentëve duhet të shpërndahen në fakultete përkatëse me listë emërore të studentëve. Mirëpo ja që tregu i zi me shefa edhe brenda kupolës së shtetit e të arsimit të lartë, qenka më i fortë se vet shteti.
Sigal