Ja ku do të emërohen Arta Marku dhe Donika Prela pas largimit nga postet

319

Arta Marku mbajti për afro 16 muaj postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, duke humbur vetëm pak ditë më parë garën për Prokurore të Përgjithshme me Olsian Çelën, Por Marku duket se nuk do të qëndrojë gjatë pa punë.

Nga burime mediatike mësohet se Arta Marku do të emërohet si prokurore në Prokurorinë e Apelit në Tiranë.

Një rrugë tjetër duket se do të ndjekë ish drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, Prela do të kthehet në Prokurorinë e Durrësit si prokurore e thjeshtë.