Vritet roja i sigurisë së Top Channel, Karamuço publikon foton e 5 lekëshit: I ra nga xhepi i të ndjerit

138
Sigal

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në oborrin e Top Channel, ku u vra roja i sigurisë Pal Kola.

Ai ka publikuar fotografinë e një monedhe 5 lekëshe që u gjet në tokë dhe kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë….”, shkruan Karamuço.

Të shtënat me kallashnikov i morën jetën rojës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës rreth orës 13:30. Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë.

Vritet roja i sigurisë së Top Channel, Karamuço publikon foton