Hysni Demiraj zgjidhet Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë

756
Hysni Demiraj është zgjedhur nga KLD në postin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Mësohet se Demiraj u zgjodh me 8 vota pro përballë dy votave që shkuan për kandidatin tjetër Alaudin Malaj. Ky i fundit kërkoi që gjyqtari Gjin Gjoni të mos votonte, pasi sipas tij ishte në konflikt interesi, për shkak të një padie për shpifje. Sipas tij, pjesëmarrja e Gjin Gjonit në votim, do të paragjykojë objektivitetin e vlerësimit në përzgjedhjen e kryetarit të Apelit Tiranë, pasi ai gjendet në kushtet e pengesës së ligjit dhe konfliktit të interesit.
Sigal