Aksident në Elbasan, kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet qarkullimi

217
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Gjinar ku një kamion është përmbysur duke bllokuar rrugë.

Njarja ka ndodhur pranë fshatit Mlizë dhe kamioni fillimisht ka humbur kontrollin.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar teksa përmbysja e mjetit të rëndë ka bllokuar qarkullimin.

Gjatë fundjavës kjo rrugë është mjaft e frekuentuar dhe Policia po punon për ta hapur.