Haxhinasto me Brenner, kërkon asistencë për aeroportin në jug

495
Sigal

Në kuadër të Presidencës së rradhës së Shqipërisë në Komitetin e Menaxhimit të Eurocontrol,  Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Eurocontrol, Frank Brenner, ku kërkoi mbështetje të mëtejshme në proçesin e zhvillimit në fushën e aviacionit civil shqiptar. Ministri Haxhinasto, teksa falenderoi Brenner për mbështetjen që Eurocontrol ka treguar në këtë sektor, kërkoi asistencën e Eurocontrol-it në studime të mundshme fizibiliteti për parashikimin e trafikut që do të gjenerojë aeroporti i ri në jug të vendit, si një prioritet zhvillimor i potencialit turistik në këtë zonë të Shqipërisë. Nga ana e tij Brenner, në emër edhe të shteteve anëtare të Eurocontrol, vlerësoi kontributin e vendit tonë në mbarëvajtjen e punëve në menaxhimin e Qiellit të Përbashkët Evropian. Ai vijoi duke cilësuar shërbim-ofruesin e lundrimit ajror shqiptar, Albcontrol në lartësinë e duhur për të qenë pjesë e nismave të përbashkëta evropiane në fushën e navigimit ajror dhe shprehu gadishmërinë e mbështetjes së Shqipërisë në nismat e saj zhvillimore në këtë fushë. Në përfundim të takimit, palët ranë dakord në parim për miratimin e marrëveshjes bilaterale për vendosjen e tarifave navigacionale nga ana e  Eurocontrol.