Sigal

Zjarri i rënë një ditë më parë në Athinë shkaktoi një situatë tragjike, duke i marrë jetën të paktën 60 personave e qindra të tjerë kanë përfunduar në spital për shkak të djegies ose problemeve me frymëmarrjen.

Nga të dhënat e para raportohet edhe për shqiptarë mes personave të vdekur, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në spital nga asfiksia. Ndërkohë që ende nuk ka ende asnjë emër të bërë publik për viktimat, pasi për shkak të shkrumbimit nga flakët bëhet edhe më e vështirë identifikimi i tyre.

Një çift shqiptarësh, të cilët shkuan për ndihmë mjekësore në spital

“Përfunduam në spital nga tymi i tepërt. Bashkëshortja nuk merrte dot frymë. Pësoi akth. Nuk merrnim dot frymë”.

Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave që tentuan t’iu shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë.