EMRI/ 3.4 kg drogë pranë makinës, shpallet në kërkim 18-vjeçari në Gjirokastër

404
Sigal

Në kërkim nga Policia është shpallur në Gjirokastër Spiro Çelnik Sakollari, 18-vjeç, pranë makinës së tij janë gjetur 3.4 kg Canabis Sattiva.

Sipas Policisë në vendin e quajtur aksi rrugor Zyrat e Kuqarit – Seniçan, Përmet, afër një motoçiklete të markës “Honda”, pa targa që ishte parkuar në anë të rrugës, që përdorej nga ky shtetas, në një qese plasmasi është gjetur sasia e drogës.

Njoftimi i Policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Spiro Çelnik Sakollari, i datëlindjes 20.10.2001, banues në fshatin Fratar, Përmet, me arsim 8 klasë, pasi në 07.11.2019, ora 20:20, në vendin e quajtur aksi rrugor Zyrat e Kuqarit – Seniçan, Përmet, afër një motoçiklete të markës “Honda”, pa targa që ishte parkuar në anë të rrugës, që përdorej nga ky shtetas, në një qese plasmasi u gjetën 3.4 kg boçe bimore në gjendje të thatë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i motoçikletës. Po punohet për kapjen e autorit.