E rëndë në Itali/ Shqiptari bie nga skela

480
Sigal

E premtja 13 ka qenë vërtet ditë tersi për një punëtor shqiptar në Itali, i cili u aksidentua në punë dje rreth orës 18:30.

Punëtori 51-vjeçar u rrëzua nga një skelë në Monticiano, gjatë punimeve në fasadën e një shtëpie, dhe pësoi dëmtime serioze edhe pse lartësia ishte vetëm dy metra.

Pas ndihmës së parë nga ekipi i urgjencës, shqiptar u transportua me helikopter në një poliklinikë në Siena, ku po mbahet nën vëzhgim.

Karabinierët kanë nisur hetimet për incidentin, por edhe për të verifikuar nëse punëtori shqiptar ishte në rregull me dokumentet e punës.