Durrës/ Aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici 52-vjeçari

184

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit

Falë veprimeve të shpjeta të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i mjetit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.