Deputeti Armando Prenga kërkon gjykim të shkurtuar, Prokuroria pranon

54
Deputeti Armando Prenga kërkon gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet që janë në dosje.
Kërkesa u paraqit paraditen e sotme në Gjykatën e Lartë nga avokatët Maks Haxhia dhe Baftiar Rusi.
Vetë Prenga nuk ishte I pranishëm.
Edhe prokurori Sokol Binaj ishte dakord ndërkohë që trupi gjykues I Gjykatës së Lartë është tërhequr për vendim dhe më 9 shkurt do të shprehet nëse do të pranojë kërkesën apo jo.
Armando Prenga akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje në lidhje me konfliktin për lagunën e Patokut.