Departamenti i Shëndetit të Kafshëve, sektor shërbimi aktiv në ISUV

1081
Departamenti i Shëndetit të Kafshëve, në aktivitetin e tij, kryen diagnostikimin laboratorik të sëmundjeve në kafshë, në shpendë dhe akuakulturë. Gjithashtu kryhet prodhimi i biopreparateve veterinare, si pjesë e Planit Kombëtar të Kontrollit/Çrrënjosjes së sëmundjeve zoonotike. Struktura organizative e departamentit përfshin 4 sektorë, me 14 laboratorë teknikë dhe Vivariumin, i cili është mbështetës edhe për sektorë të tjerë të ISUV-it. Ka një personel prej 28 punonjësish, nga të cilët 14 (50%) janë specialistë me grada dhe tituj shkencorë. Aktiviteti tekniko-shkencor shtrihet në përditësimin e metodave laboratorike dhe zhvillimin e metodikave të reja në përputhje me standardet ndërkombëtare të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve (OIE), si dhe në bashkëpunimin me institucione ndërkombëtare, kryesisht Laboratorët e Referencës për Evropën, në përgatitjen dhe implementimin e projekteve të ndryshme. Ky standardizim shtrihet më tej, në përgatitjen e materialeve trajnuese dhe udhëheqjen teknike të laboratorëve rajonalë me qëllim unifikimin e materialeve dhe metodave laboratorike për diagnozën e sëmundjeve në kafshë. Mbështetur në termat e referencës dhe në profilin kërkimor-shkencor të aplikuar, laboratorët e diagnozës luajnë një rol të rëndësishëm si partnerë në realizimin e studimeve të ndryshme. Në zbatim të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis (ISUV )Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, stafi laboratorik është i përfshirë në aktivitete pedagogjike, duke kontribuar në përmirësimin e disiplinave mjekësore diagnostiko, nëpërmjet edukimit dhe trajnimit të studentëve dhe praktikantëve të rinj. Në fokus kanë qenë disa prej sëmundjeve më të rëndësishme për sa i përket shëndetit të kafshëve, por edhe të njerëzve. Përveç brucelozës përmenden gjithashtu plasja, tërbimi, gjuha blu, por edhe tuberkulozi, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Gjatë vitit në sektorët e diagnozës janë analizuar 15 177 kampionë, janë kryer 17 383 analiza laboratorike dhe 918 nekropsi në kafshë dhe shpendë . Nga 15 177 kampionë nga kafshë dhe shpendë të analizuara, 1667 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ose 10,9% e numrit total të kampionëve.

Planet e zbatuara prej ISUV
1. Monitorimi post-vaksinal i fushatës së vaksinimit kundër brucelozës në të imëta (7691 kampionë);
2. Plani i monitorimit të brucelozës në gjedhë dhe konfirmimi i rasteve seropozitive (837 kampionë);
3. Monitorimi post-vaksinal i fushatës së vaksinimit oral të dhelprave kundër tërbimit (427 kampionë);
4. Monitorimi serologjik i sëmundjes Gjuha Blu (708 kampionë);
5. monitorimi i pranisë së Anisakis sp. në peshq (17 kampionë).
6. Në kuadër të planeve kombëtare të monitorimit, janë analizuar në total 9 680 kampionë dhe janë kryer 10 392 analiza. Nisur nga kjo e dhënë rezulton se kampionët e ardhur si pjesë e planeve të monitorimit përbëjnë 63,7 % të totalit të kampionëve të diagnozës, pra zënë pjesën më të madhe të aktivitetit laboratorik. Dominojnë kampionët e analizuar në kuadër të monitorimit të brucelozës.
7. Pjesa tjetër, rreth 36,3% e kampionëve, janë kryer në kuadër të kontrollit.
8. Duke konsideruar rastet e ndryshme të sëmundjeve të diagnostikuara në laborator janë bërë sugjerimet përkatëse për rritjen e numrit të planeve të kontrollit të shëndetit në kafshë.
Bashkëpunimi me projektet ndërkombëtare, ka fuqizuar veprimtarinë e ISUV
Departamenti ka bashkëpunuar me Projektin “PAZA-II”. Në fokus kanë qenë këto 3 sëmundje kryesore zoonotike:
1. Tërbimi,
2. Bruceloza
3. Plasja.

Bashkëpunimi ka qenë shumëplanësh, në këto drejtime:
• Fuqizimin e laboratorëve, pajisja me materiale, kite dhe reagjentë për Laboratorin e Tërbimit;
• Financim i bashkëpunimit me laboratorët e referencës së BE-së për sëmundjet e mësipërme;
• Financim i pjesëmarrjes në Konferenca dhe Ëorkshope, të organizuara mbi zoonozat etj.
• Pjesëmarrje në teste zotësie.

Për garantimin e cilësisë së rezultateve të testeve që përdoren në diagnozën e sëmundjeve në kafshë dhe shpendë, stafi i laboratorëve mori pjesë në testet e zotësisë të organizuara nga Laboratorë dhe Qendra të Referencës Ndërkombëtare të OIE dhe EU (Tabela 20). Rezultatet për këtë pjesëmarrje janë shumë të mira për testet kualitative dhe brenda normave për testet kuantitative.

Objektivat për 2017
• Zbatimi i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në Departamentin e shëndetit të kafshëve.
• Vënia në funksion të plotë e LIMS-it, zhvillimi i mëtejshëm i këtij sistemi.
• Validimi dhe Akreditimi i 16 metodave diagnostike në sektorët diagnozës së sëmundjeve Virale dhe Bakteriale.
• Monitorimi i 2 fushatave të vaksinimit oral të dhelprave kundër tërbimit, si dhe zhvillimi i testeve për matjen e efikasitetit të vaksinës.
• Përmbushja e planeve kombëtare të monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve përfshirë: brucelozën, plasjen, salmonelozën, gripin e shpendëve, sëmundjet e bletëve, sëmundjet parazitare të peshqve.
• Ruajtja e kompetencës teknike, nëpërmjet pjesëmarrjes në testet e zotësisë, organizuar nga laboratorët e referencës EU/OIE për sëmundjet salmonelozë, plasje, brucelozë, tërbim, murtajë klasike e derrit, aftë Epizotike, pseudopest, grip shpendësh, anisakis, trikinelozë, sëmundja e Nilit Perëndimor.

Departamenti i Mikrobiologjisë Ushqimore, ky departament përbëhet nga 2 sektorë e përkatësisht :
a) Sektori i Kontrollit Mikrobiologjik të Produkteve Shtazore.
Ky sektor përbëhet nga:
Laboratori i kontrollit mikrobiologjik të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Laboratori i kontrollit mikrobiologjik të prodhimeve të detit.
Laboratori i i kontrollit mikrobiologjik të mishit dhe nënprodukteve të tij.
Laboratori i i kontrollit mikrobiologjik të ushqimeve të kafshëve.
b) Sektori i Produkteve të Peshkut dhe Monitorimit të Molusqeve, ky sektor ka në përbërje, këto laboratorë:
1. Laboratori i biotoksinave
2. Laboratori i fitoplanktonit
3. Laboratori i histaminës.

Departamenti i Toksikologjisë dhe Cilësisë, ka 3 sektorë
1. Sektori i Toksikologjisë dhe Mbetjeve, ky sektor ka në përbërje këta laboratorë:
• Laboratori i mbetjeve të medikamenteve veterinare.
• Laboratori i mbetjeve të metaleve të rënda.
2. Sektori i Vlerësimit të Cilësisë së Ushqimeve, i cili përbëhet nga 5 laboratorë:
• Laboratori i drithrave dhe nënprodukteve të tij
• Laboratori i qumështit dhe nënprodukteve të tij.
• Laboratori i verës dhe pijeve alkoolike.
• Laboratori i vajit, yndyrnave bimore dhe konservave të produkteve bimore të përpunuara
• Laboratori i ujërave dhe produkteve të tjera ushqimore.

3. Sektori i Analizave të PMB-ve, i cili përbëhet nga 2 laboratorë:
• Laboratori i regjistrimit të pesticideve.
• Laboratori i vlerësimit të lëndës aktive.

Sektori ka qenë i përfshirë gjatë këtij viti në projekte të rëndësishme ndërkombëtare:
1. Projektin PAZA (Improving Consumer Protection Against Zoonotic Diseases in Albania) Project /EUROPEAID, Ref. 128304
2. Projekti mbështeti financiarisht post-monitorimin e brucelozës në të imëta.
3. Projekti׃ “Rezistenca Antimikrobiale në Komplekset e Shpendëve në Shqipëri”, bashkëpunim me ISHP dhe ËHO. Ka pasur bashkëpunime dhe me aktorë të tjerë të rëndësishëm në kuadër të zgjerimit të diagnozës
4. Institutin homolog të Veterinarisë në Rumani për diagnozën e Leptospirozës me testin MAT. U testuan serume të abortuara dhe të imëta, nga zonat e përmbytura të Shqipërisë Veriperëndimore. Bashkëpunimi mundësoi informacion për leptospira, si shkaktarë të aborteve dhe dominancën e serovareve të leptospirave në zonat e përmbytura.
5. Me FMV-në për testimin e të imëta të grupit të eksperimentit për persistencën e antitrupave vaksinalë për brucelozën.
6. Me FMV-në për patologjitë e pas pjelljes, si endometritet në gjedhë, prezencën e shkaktarëve bakterialë, si dhe trajtimi medikamentoz i tyre nëpërmjet testimit të tamponave vaginalë.
7. Gjithashtu nëpërmjet marrëveshjeve me FMV, specialistët kanë qenë të përfshirë në aktivitetin pedagogjik të mësimdhënies së praktikave laboratorike, demonstrimin e testeve laboratorike, ndjekjen e gjurmueshmërisë për studentët të FMV.
8. Në bazë të marrëveshjes me AKU-në u organizua Testi i zotësisë për Laboratorët Rajonalë, i cili konsistoi në aplikimin sipas standardeve dhe protokollove të testit Rose-Bengal.
Sigal