Dëbora rrezikon shtyrjen e ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, verilindorët marrin masat

665
Nesër në orën 14:00 do të luhet supersfida e javës së 22 të Superligës mes Kukësit dhe Skënderbeut në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës fusha është e papërshtatshme për zhvillimin e sfidës dhe rrezikohet shtyrja e saj.
Për të mos arritur në këtë fakt klubi kampion në fuqi po bën ç’është e mundur që supersfida të luhet në kushte optimale. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kukësi njofton se ka nisur puna për pastrimin e dëborës si dhe plotësimin e disa kushteve të tjera.
Sigal