Vrasja e Sabrina Bengajt, babai i saj çon në SPAK të gjithë ata që liruan Elton Metajn nga burgu

218
Sigal

Me dosje në duar, babai i Sabrina Begajt ka mbërritur nga Fieri në dyert e SPAK. Për të nis një histori e re me drejtësinë pasi ish-dhëndërri intij, Elton Meta është lënë në burg. Familja e 23-vjeçares Sabrima Begaj,  nënë e një vajze të vogël, kërkon të vendosë drejtësinë deri në fund.

Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK ata që mundësuan lirimin e vrasësit të vajzës së tij.

“Unë po autorizoj avokatin që në SPAK të përfaqësoj që të denoncojë të gjithë ata që janë përfshirë në lirimin e vrasësit të vajzës sime”, Partizan Benga para dyerve të SPAK.

Në dëshminë e tij përmes një letre shfajësuese por edhe pranimi të krimit, Elton Metaj akuzonte babain e ish-bashkëshortes së tij si shkaktar të ngjarjes, duke artikuluar se armën e kishte shkrepur ai, por vrasjen e ka bërë Partizani.

Për këtë por edhe akuzat e Eltonit se ish-vjehrri e ka kërcënuar Partizani thotë se në atë periudhë ka qenë në Itali dhe akuzat janë totalisht të pavërteta. Avokati i famikjes Bengaj, Saimir Vishaj u shpreh se do të studiohet e gjithë dosja për të parë të gjitha përgjegjësitë.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Në do të shikojmë se çfarë do të bëjmë pasi të shikojmë të gjithë dosjen”, tha Vishaj.

Sabrina Bengaj u ekzekutua me kallashnikov 1 javë më parë nga ish-burri i saj Elton Meta. Kjo vrasja e nxori zbuluar drejtësinë pasi Metaj ndonëse terrorizoi për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, nuk bëri asnjë ditë burg, pasi gjyqtarët nuk e dënuan me asnjë ditë burg, por e shtruan në spitalin burg të Zaharisë.

Prej aty, vetëm pak muaj me vonë u nxor me argumentin se do të vazhdonte kurimin në shtëpi. Pak muaj pas fitimit të lirisë, Metaj ekzekuton ish-bashkëshorten në shtëpinë e kësaj të fundit.