Kryemadhi: Dyert tona të hapura për të rinj dhe të reja profesionistë

485
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë sërish një thirrje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga studio e emisionit “Top Talk”, Kryemadhi u shpreh se LSI është e hapur për të rinj të reja profesionistë, të aftë që kanë bërë një karrierë jashtë jetës politike për të kontribuuar dhe marrë edhe poste drejtuese në parti.

“Konventa e ditës së shtunë, thoshte që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, pra unë, zoti Manjani, zoti Vasili, Luan Rama e të gjithë të tjerët, po themi në investimin tonë , unë 15 vjeçar, zoti Manjani 6 vjeçar, zoti Luana Rama 8 vjeçar, zoti Vasili 15 vjeçar e shumë të tjerë, po ua japim investimin tonë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, disa fytyrave të reja që të vijnë dhe ta marrin,. Dhe dyert janë të hapura për të kandiduar për deputetë, për administratë, për komisionet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pse jo dhe drejtues të partisë. Dhe ajo që unë mendoj, që ndoshta kemi edhe një keqkuptim nga ju, është që të largojmë fytyrat e vjetra, sepse ne që kemi qeverisur nuk kemi më pse të rrimë vërdallë dhe t’u imponohemi të tjerëve. Hajde t’u hapim rrugën djemve dhe vajzave të reja.
Është shumë inovative kjo që thoni…
Është inovative, por ka nevojë edhe për një strukturë eksperience dhe profesionalizmi. Pse? Sepse në qoftë se ne në LSI kemi shumë të rinj dhe të reja dhe do t’iu mungojë ana profesionale, atëherë prandaj dhe ne kërkojmë hapjen e partisë, për të përfshirë njerëz që janë jashtë partive politike, vijnë nga bota akademike, nga një botë në të cilën kanë krijuar karrierën e tyre profesionale, për ta rigjetur veten dhe për të bërë edhe ndryshimet që duhen bërë. Sepse nëse ti nuk beson te Monika, do ta lësh fatin tënd në dorë të Monikës apo do të vish ta ndryshosh? Do ta ndryshosh dhe kjo është hapja e partisë”.