Çfarë ka rezervuar moti në natën e ndërrimit të viteve. Ja parashikimi i sinoptikanëve

530
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, të gjithë janë të interesuar se si do të jetë moti për ditën e sotme.
Sipas informacioneve që sjell Meteoalb mësohet se e diela do të shoqërohet me një mot kryesisht me kthjellime. Ndërkohë që temperaturat do të sjellin një rritje të lehtë në mëngjes, ndërsa në mesditë do të shoqërohen nga një rritje 2 – 3°C.
Duke qenë se sot nuk do të ketë reshje shiu, qytetarët mund t’i gëzohen akoma më shumë atmosferës magjike të festave, ndërsa mund të dalin në mbrëmje në sheshet e qyteteve për të shijuar atmosferën e ndërrimit të viteve.
Sigal