E rëndë/ Burri tenton të shtypë me makinë bashkëshorten në Tiranë

313
Sigal

Një situatë e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një burrë ka tentuar të shtypë me makinë bashkëshorten e tij.

Policia bën me dije se çifti kanë probleme dhe gruaja ka urdhër mbrojtje.

Por së fundmi, 48-vjeçari ka bërë një veprim të rëndë, fatmirësisht pa pasoja. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.