Aksidentohen dy automjete në autostradën Tiranë-Durrës, të plagosur dy të mitur

163
Sigal

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy të mitur janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se “shtetasi A. F., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Ç. dhe si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin A. F., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 25 vjeç, banues në Thumanë, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç., 24 vjeç”, tha policia.