Beu i rezervave Irfan Dashi, kërkohet nga populli për 1.5 miliardë lekë, që u grabiti si drejtor i firmës “Populli”

615
Janaq ZAIMI
Hetim për kthimin e depove të Rezervave të Shtetit, në magazine fshehjeje, grumbullimi, përpunimi dhe distributor trafiku të drogës
Çudira bëjnë të graduarit “drejtorë” në institucionet dhe shërbimet e shtetit. Në vend të japin llogari për krimet, hapin procese gjyqësore kundër autorëve të shkrimeve. Një ekzemplar i tillë është Irfan Dashi, prej katër vitesh me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, emëruar në këtë post për “merita” si kryetar i PS në Kombinat-Tiranë, zonë të cilën e ka komanduar prej disa vitesh edhe si kryetar minibashkie, duke treguar “aftësi” në pazare të shumta, aq sa sipas “letrave” të qeverisë e të drejtësisë, gjatë “bejlerllëkut” të tij janë zbatuar vetëm 40% e fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit, nga taksat publike dhe donacionet e huaja për infrastrukturën! Këtë “punën” e milionave, drejtor Irfanit i ka mbetur që nga koha kur ishte i punësuar si drejtor i Firmës Piramidale “Populli”, nëpërmjet defterë-arkëtimeve false, zhvati miliona te popullit, shumica nga zona e katundit të tij dhe nga lagja Kombinat. Si zyrë për firmën “Populli”, ku priste dhe mashtronte popullin për t’i bindur të jepnin lekët, Irfani përdori zyrën e tij si kryetar Konfederatës Sindikale të Rrethit të Tiranës, të cilën e kishte në katin e tretë të ish-pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi”, ndërsa si depo ku grumbullonte thasët e milionave, përdori sallën e mbledhjeve të sindikatës, ndërkohë që si hamall për të ngarkuar thasët e mbushura me miliona, përdorte një shitës bananesh me emrin “Zydi”, i cili kishte vendosur një tezgë tek porta hyrëse e zyrave të sindikatës. në 3 vitet që firma “Populli” kishte drejtor të grumbullimit të milionave me letra false, godina e sindikatës ishte e tejmbushur. në 30 ditët e lajmit të falimentimit të saj, drejtor-kryetari i sindikatës, mbushi arkat e bananeve me miliona lekë e u zhduk nga zyra për shumë kohë, duke gjetur strehë tek një shtëpi ilegale, çelësin e së cilës e kishte babai i një deputeti aktual, të cilin e kishte komshi! Edhe pse u fsheh duke paguar “arratinë”, ai u gjend nga policia e çua atje ku u çuan të 62 drejtorët e firmave piramidale të popullit e të firmave të tjera. Por lekët nuk i ktheu, mbasi deklaroi se ishin “zhdukur” nga shefi i tij B. Driza, ndërkohë që në oxhakun e banesës i gjetën miliona lekë e mijëra dollarë, të fshehur brenda një thesi në formë bananeje, të futur vertikalisht në oxhakun e banesës. Edhe pse populli e kërkonte me defterë-mandate në dorë, paçka se iu gjetën miliona në oxhak, Irfan çapkëni doli i “bardhë” nga zyrat e drejtësisë, ndërkohë që dosja e tij është ende e hapur. Por, megjithëse në dosjen e tij figuron krimi piramidal me vlerë 1.5 miliardë lekë, paçka se është ende i skeduar si një nga drejtorët më të përbindshëm e të suksesshëm në grumbullimin me mashtrim të lekëve të popullit, “çuditërisht ai u gradua disa herë si pushtetar lokal e drejtor, aq sa prej 4 vitesh, drejtori i firmës piramidale “Populli”, nga grumbullues dhe magazinues e zhdukës i lekëve të popullit është emëruar drejtor i depove të rezervave të shtetit, me mallrat e të cilave po përdor përvojën dhe mjeshtërinë si drejtor piramidal! në vijim, gazeta “Telegraf”, do të publikojë mandat-arkëtime të mbledhjes së milionave të popullit, të firmosura nga “krye-dashi” i kopesë së hajdutëve të firmës “Populli”! Po kështu, do të publikojmë fakte skandaloze nga veprimtaria e tij si kryetar i Minibashkisë Nr. 6 në Tiranë, si drejtor i ndërmarrjes së punëtorëve në Tiranë e së fundi si shef i pazareve e qokave me ministra, deputetë e dashnore, të bëra me pasuritë shtetërore në Rezervat e Shtetit, një dosje të të cilave, do ta depozitojmë edhe në prokurori dhe në zyrën e anti-krimit ekonomik, duke bërë punën që duhet ta bëjnë shefat e tij, për ta denoncuar veprimtarinë e tij të tejmbushur me krim ekonomik dhe me “pakëz krim moral”.

(vijon)
Sigal