Kush ia dha trafikantëve, “çelësat” e depove të Rezervave të Shtetit, për t’i mbushur me 12 ton drogë

600
Përmet, data 9 prill 2017/ Leja u dha nga kreu i Tiranës, apo nga vartësi i tij në Vlorë?
Lajmi zyrtar i Policisë së Shtetit: Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në Përmet, ku u sekuestruar një sasi e madhe droge. Blutë bëjnë me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar operacioni “Piskova”. Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë. Ndërsa, policia ka vënë në pranga dy persona, Gentjan Hysenji, 36 vjeç, dhe Donald Nikollari, 32 vjeç, të dy banues në fshatin Piskovë, Përmet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
Sigal