IMT do iu prishë banesën, familjarët në rrugë: Na morën jetën, na pushkatoni

555
Sigal

Një situatë e pazakontë ka sjellë bllokim e qarkullimit pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” si pasojë e një aksioni të ndërmarrë nga IMT-ja për prishjen e një banese private.

Në momentin që IMT-ja ka shkuar për të nisur nga puna, familjarët kanë rezistuar e protestuar.

Ata janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste dhe kërkojnë që IMT-ja të ndalet. “Na morën jetën, na pushkatoni” dëgjohen teksa ulërasin zonjat e shtëpisë.

Kujtojmë që banesa e tyre ndodhet në truallin e ish-pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit.