Evi Reçi sjell projektin e saj më të ri, do t’iu lërë pa fjalë…

786
Sigal

Një nga këngët më të njohura shqiptare ‘Margjelo’, është prezantuar sot në versionin më modern të saj. Evi Reçi ka sjellë një ‘cover’ të kësaj kënge me ndërthurje të tingujve electro. Versioni i ri mban emrin ‘Si Margjelo’ dhe vjen si bashkëpunim i këngëtares shqiptare me artistin gjerman Shantel. Siç edhe vetë Evi ka rrëfyer me anë të një postimi, kjo këngë është veçanërisht e rëndësishme për të pasi është një nga më të kënduarat në koncertet ku është e ftuar.

“Dhe vjen dita që këngën që ke kënduar më së shumti nëpër perfomanca ‘live’ ta ndërthurësh me tinguj ‘electro’. Vjen dita që thur vargje për një vajzë kaq të famshme në Shqipëri, por që askush nuk e ka parë ndonjëherë dhe që i jep një tjetër konotacion historisë e saj. Vjen dita që këtë këngë kaq shqiptare ta interpretosh bashkë me një artist gjerman, por me një dashuri të madhe për Ballkanin që ndoqi idenë tënde pa dyshuar asnjë moment! Kështu lind “Si Margjelo”. Një vajzë e bukur, inteligjente që mshel dhe çel synin teksa fik e ndez ndjenjat e të tjerëve, por që i qëndron larg ndjenjave të saj. Por ky projekt nuk mund të kishte këtë finalizim pa njerëzit e duhur për ta realizuar”,-shkruan ndër të tjera Evi.

Kjo këngë e rikthen këngëtaren e njohur pranë publikut, pas një mungese disi të gjatë.