Berat/ Të dehur në timon, arrestohen dy shoferë

490
Sigal

BERAT

Policia ka arrestuar dy shoferë pasi ishin në gjendje të dehur teksa po i jepnin automjetit.

Në pranga ka rënë 36- vjeçari P.T, në aksin Poshnje- Ura Vajturore në vendin e quajtur ‘Protoduar’ dhe i dyti 37- vjeçari E.H, i cili është kapur afër një karburanti në Berat.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga ana e Strukturave të Policisë Rrugore, në vijim të punës për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve,gjatë kontrollit të ushtruara prej tyre,janë konstatuar dy shtetas të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Nga ana e forcave policore,u bë i mundur arrestimi i shetasve:

P.T, 36 vjeç, banues në Urë Vajgurore Berat. Ai është kapur në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore,në vendin e quajtur ‘’Protoduar”,në gjendje të dehur në masën 1.06 mg/l alkool.

E.H ,27 vjeç,banues në Kuçovë,i cili është kapur ne vendin e quajtur “Karburanti Merko’’ në Berat,në gjendje të dehur,në masën 0.59 ml/l alkool.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”,neni 291 të Kodit Penal.