Banorët e fshatit Bilçë protestojnë përpara bashkisë së Beratit

666
Banorët:“Nuk hapen portat e rezervuarit për vaditje prej 1-muaji”
Sulo Gozhina
Kemi falimentuar sepse janë tharë tokat bujqësore dhe prodhimi”. 
Bashkia:-“ Rezervuari është në kuotat minimale dhe do përdoret për emergjenca me urdhër të prefektit të qarkut”.
Banorët e fshatit Bilçë,rreth 15 km larg qytetit,kanë protestuar sot përpara bashkisë së Beratit. Kjo protestë ka ardhur për shkak të mbylljes së portave të rezervaurit të fshatit i cili përdoret për vaditjen e tokave bujqësore nga fermerët. Rezervuari që është mbyllur prej 1-muaji përdorej për vaditjen e tokave bujqësore të 3 fshatrave: Bilçë,Drobonik dhe Zhitom por prej 1-muaji ai po shfrytëzohet privatisht si rezervat peshku nga një individ i vetëm,banor i këtij fshati,që nuk lejon më hapjen e tij për vaditje.
Kryeplaku i fshatit Bilçë,Agron Çuçeni shprehet se,Bilça ka 180 ha tokë fushë dhe qindra rrënjë ullinj,që po thahen sepse nuk është vaditur as 40% e tokave bujqësore dhe kjo po i çon drejt falimentimit banorët e zonës që ushqejnë familjet e tyre vetëm duke shitur prodhimet bujqësore në treg.
Kryeplaku i fshatit Bilçë, ish/kryeplaku dhe menaxhuesi i rezervuarit 
Ish/kryeplaku i fshatit Bilçë,Isa Xherimeja pohon se,në këtë fshat ka funksionuar prej vitesh një shoqatë me përfaqësuesit e fshatit e cila merrte në ngarkim funksionin e rezervuarit për vaditje por prej disa vitesh rezervuari shfrytëzohet vetëm nga një person,Asqeri Alemeti,i cili e përdor privatisht për peshkim.
Menazhuesi i rezervuarit Sabri Bego,shprehet se,për shkak të miqësisë së Drejtorit të Ujërave me peshkatarët,ujësjellësi është privatizuar nga një person që rezulton të jetë kushëriri i tij. Bego shprehet se,ai është kërcënuar sa herë që hapte rezervuarin për vaditjen e tokave dhe në këto kushte ka qënë i detyruar të japë dorëheqjen nga menazhimi i rezervuarit 1-muaj më parë.
Banorët e fshatit Bilçë
Banorët e fshatit Bilçë shprehen se,ata nuk po mundin dot të vadisin tokat e tyre bujqësore dhe tokat dhe i gjithë prodhimi i tyre janë tharë. Sipas banorëve,kjo thatësirë ka sjellë falimentimin e tyre total,duke lënë familje të tëra pa të ardhura ekonomike. Banorët akuzojnë Drejtorin e Ujërave në bashkinë e Beratit,që ja ka dhënë rezervuarin kushëririt të tij në fshatin Bilçë për ta përdorur si rezervat peshkimi. Banorët kërkojnë hapjen e ujit dhe ngritjen e një shtabi pune për të verifikuar dëmet e mëdha që janë shkaktuar si pasojë e tharjes së tokës dhe prodhimit. Banorët kërkojnë edhe dëmshpërblimin nga bashkia për këto dëme në bujqësi që kanë arhdur si pasojë e mosvaditjes së tokave. Banorët akuzojnë edhe policinë e shtetit,që-sipas tyre-po i ndalon pa asnjë lloj të drejte dhe po i shoqëron në polici pa asnjë akuzë,duke i kërcënuar të mos i afrohen rezervuarit për ta hapur portën e vaditjes
Nën/kryetari i bashkisë Berat, Bledar Blana
Pas një takimi të bërë me përfaqësues të banorëve të fshatit,nën/kryetari i bashkisë Berat,Bledar Blana,është shprehur se,bashkia do të marrë të gjitha masat për zgjidhjen e këtij shqetësimi si dhe do marrë masa ligjore ndaj individit që rrit peshq në këtë rezervuar. Përsa i përket vaditjes-ka thënë Blana-janë bërë matjet për nivelin e rezervuarit dhe ky rezervuar është në kuotat minimale prandaj nuk mund të përdoret për vaditje,pas një urdhri të dalë nga prefektura ku thuhet se rezervuarët do të përdoren për raste emergjencash,për furnizimin e popullatës dhe në raste zjarresh.
Sigal