Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët i drejtohen bregdetit

329
foto ilustruese
Sigal

Radhë të gjata kilometrike raportohen në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se qytetarët kanë përfituar nga moti i mirë dhe kanë zgjedhur të kalojnë të dielën në bregdet. Si pasojë është krijuar një trafik i rënduar dhe makinat lëvizin me shpejtësi të ulët. Fluksi ka sjellë edhe nervozimin e madh tek qytetarët, të cilët mezi po përballojnë temperaturat e larta.