Banorët e Cerkovinës protestë para bashkisë së Vlorës për mungesën e ujit të pijshëm

513
Sigal

Banorët e Cerkovinës janë ngritur në protesta para bashkisë së Vlorës duke kërkuar furnizim 24 orë me ujë të pijshëm dhe shtrimin e rrugëve.

Protestuesit kërkojnë të takohen me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli por dera iu është e mbyllur.

Të paktën gjashtë policë qëndrojnë para derës së bashkisë për të mos lejuar protestuesit të futen brenda.

Banorët shprehen se nëse bashkia nuk reagon brenda 30 qershorit nuk do marrin pjesë në zgjedhje.

Kutitë e votimit të mos vijnë fare në Cerkovinë,”-shprehen ata.