Panair i librit shqiptar, me libra të… huaj!

817
Panairi i Librit të 20-të, zhvilluar në Tiranë, padyshim është një eveniment i rëndësishëm, jo vetëm për tradinacionalitetin e tij prej 20 vitesh, por për letërsinë dhe librin e çdo lloji dhe ky fakt duhet përshëndetur, por edhe duhet evidentuar një shqetësim që po merr përmasa alarmante. Çfarë ndodh? Po mungon ose më saktë po zhduket libri shqiptar dhe panairi i çdo viti, po mbushet vetëm me libra të huaj, të përkthyer në shqip, të cilët ekspozohen në eventet vjetore në Shqipëri dhe quhen… “Panair i Librit Shqiptar”! Sipas të dhënave nga shtëpitë botuese pjesëmarrëse, rezulton se në panairin e këtij viti, vetëm 5% e librave ishin libra me produkt dhe me autorë shqiptar, ndërkohë që në “Panairin e Librit-2016”, ishin 10% e titujve të librave! Shkaqet, sipas botuesve, janë të shumtë dhe e kanë “motivin” në botën e njerëzve të letërsisë, ky kryesor është cilësia e krijimtarisë. Nuk po bëjmë analizën e shkaqeve, por po bëjmë prezent vetëm faktin, që libri produkt dhe autorësi shqiptare po “firon”, madje po shkon drejt zhdukjes. ndaj ndodh si në “Panairi i Librit-2017”, që stendat dhe tavolinat e shtëpive botuese ishin të mbushura me tituj librash produkt dhe autorë të huaj! Ndaj ndodhi, që shitja ishte e ulët, mbasi lexuesi konstatoi edhe faktin tjetër, që shumë libra janë ekspozuar në të gjithë panairet e 5-7 viteve të fundit, si libra “stok”. Natyrisht, që shtëpitë botuese dhe botuesit kanë harxhuar lekë për përkthimin dhe prodhimin e këtyre librave dhe nuk mund t’i hedhin, duke e trajtuar si “mall” që nuk skadon! Po

ka edhe një reagim nga lexuesit: Cilësia e librave të huaj, nuk është origjinale, nuk është e saktë, por është me përshtatje e deformime në gjuhë dhe stil të autorit të librit, “gatuar” prej shtëpive botuese në bashkëpunim me autorët përkthyes (u thënçin) dhe kjo lejohet të ndodh. Përse? Sepse në shtëpitë botuese, në Bibliotekën Kombëtare, në Akademinë e Shkencave e madje dhe në Ministrinë e Kulturës, nuk ka një “postbllok” për verifikimin e saktësisë, cilësisë e të kritikës së përkthimit. ndaj dhe ndodh ky falsitet me librin, çon deri në banalitete të tilla, që palët botues-autor, bëjnë promovime me elozhe, ku botuesi falënderon përkthyesin, ndërsa përkthyesi falënderon botuesin, redaktori falënderon autorin e kopertinës, ndërsa redaktori falënderon shtypshkronjën dhe shtypshkronja falënderon autorin dhe botuesin që i… likuiduan lekët në dorë!
Sigal