Sindikata jonë, ka qenë “avokate mbrojtëse” e punonjësve, partnere serioze me punëdhënësit

995
Bilbil KASMI
President i Sindikatës Autonome të Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë dhe Turizmit të Shqipërisë
Vlen të përmendet, mbështetja dhe partneriteti aktiv e dashamirës që i bën sindikatës tonë, kreu i shoqatës, punëdhënësi serioz i prodhimeve të miellrave, zoti Roland Hysa, të cilit, sindikata jonë i shpreh mirënjohje edhe për mbështetjen e aktiviteteve tona sindikale në nivel kombëtar e ndërkombëtar
Kongresi dhe 25-vjetori i krijimit
Sindikata Autonome e Ushqimit, Agrikulturës,Tregtisë dhe Turizmit (SAUATT), dje ka pasur dy evenimente të rëndësishme: Mbushi 25 vjet aktivitet sindikal në jetën shqiptare e në partneritetin sindikal ndërkombëtar dhe zhvilloi Kongresin e saj të 7-të, si pasuri e historisë së kësaj sindikate potenciale dhe si bilanc potencial e serioz në shërbim të punonjësve të sektorit që përfaqëson, që duhet pranuar se është sektori që përfshin dy sektorë bazë jetik në Shqipëri; ushqimin dhe turizmin. 

Profili i veprimtarisë së kësaj sindikate, ka qenë dhe mbetet ky: Organizatë shoqërore me autonomi të plotë, si bashkim vullnetar i punonjësve të sistemit të sektorit të ushqimit, agrikulturës, tregtisë e turizmit të Shqipërisë, me qëllim përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ekonomike, profesionale të anëtarëve të saj, në respektim e zbatim të plotë, të akteve ligjore, me bazë partneritetin social me institucionet shtetërore, sipas detyrimeve përkatëse”. 
Cila ka qenë veprimtaria jonë konkrete si sindikatë kombëtare e njohur dhe e vlerësuar edhe nga sindikatat partnere ndërkombëtare? Në bazë të përvojës së SAUATT, sidomos gjatë vitit 2013, rezultoi se atmosfera e elektrizuar nga zgjedhjet politike, para, gjatë dhe pas tyre, ndryshimet politike ndikojnë edhe në ndryshime të strukturave drejtuese të terrenit, në varësi të strukturave të reja që ndërton Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Mjedisit, gjë që reflektohet edhe tek punonjësit. E njëjta situatë, po ndodh edhe tani në vitin 2017 ndaj dhe po bëjmë të njëjtën gjë: Përpjekje e bisedime konkrete, me strukturat përkatëse me të dy ministritë, për të mos cenuar strukturën e sindikatës në terren. 
Bashkëpunimi me partnerët social-sindikalë brenda dhe jashtë vendit 
Ne kemi lidhje të forta e eficente bashkëpunimi me Këshillin e Agrobiznesit, me Unionin e Operatorëve të Agjencive Turistike të Shqipërisë, me Unionin e Shoqatave Agro-ushqimore Shqiptare. Ky është shembulli i partneritetit, mbështetur mbi bazën e Kontratave të Punës me të gjithë punëdhënësit e çdo niveli. Vlen të përmendet, mbështetja dhe partneriteti aktiv e dashamirës që i bën sindikatës tonë, kreu i shoqatës, punëdhënësi serioz i prodhimeve të miellrave, zoti Roland Hysa, të cilit, sindikata jonë i shpreh mirënjohje edhe për mbështetjen e aktiviteteve tona sindikale në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Ajo që duhet theksuar si arritje dhe vlerësim, janë marrëdhëniet ndërkombëtare me partnerët tanë homolog sindikal dhe me strukturat drejtuese si shtet dhe organizim evropian e botëror. Kemi lidhje institucionale intensive e perspektive me institucione sindikale ndërkombëtare si Konfederata Sindikaliste e Agrikulturës e Francës (CFTC), ku vlen të theksohet mbështetja nga zoti Pierr Jean Coulon, Sekretar International i saj, anëtar i Komitetit Ekonomik e Social Evropian në BE, President i Komisionit të Çështjeve Sociale për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe President i Seksionit TEN (Transportit, Energjisë, Infrastrukturës, Informacionit), i cili ka qenë disa herë prezent në sindikatën tonë dhe në takime me qeverinë shqiptare, për të marrë garancinë e mbrojtjes së interesave të punonjësve të sektorit të Ushqimit, Agrikulturës,Tregtisë dhe Turizmit, që e përfaqëson sindikata që unë drejtoj. kemi lidhje me Lëvizjen Kristiane të Punonjësve (MCL) në Itali e cila është një partnere me vlera të mëdha për sindikatën tonë. kemi lidhje të plota e aktive, madje tepër të frytshme me formacionin sindikal Feder-Agri në Itali, me të cilën po punojmë intensivisht për të realizuar një projekt punësimesh sezonale në sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit në Itali, sidomos të shqiptarëve që janë brenda vendit. Kemi lidhje Qëndron Evropiane e Punonjësve (EZA), Gjermani. Evenimenti I rëndësishëm, ka qenë vendosja dhe nisja e bashkëpunimit me këtë institucion, ku duhet theksuar fakti, që na ka dhënë ndihmë të vyer kualifikuese në aspektin sindikal dhe të partneriteti social me punëdhënësit, duke finalizuar këtë bashkëpunim me pranimin e sindikatës tonë si anëtare të saj (EZA). kemi lidhje bashkëvepruese aktive me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ndërkohë që në muajin maj 2016, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Sindikatën e Punonjësve të Tregtisë së Malit të Zi. kemi bashkëveprim me lëvizjen sindikale në Maqedoni. tashmë, kemi një projekt: 
Sigal